VIDEO/ Hap derën e emergjencës së aeroplanit për të marrë ajër, arrestohet gruaja

385
Sigal

Një pasagjere ka bërë veprimin më të pazakontë gjatë një fluturimi me avion.

Ajo hapi derën e daljes së urgjencës pak para ngritjes, pasi sipas saj në avion nuk kishte ajër. Xiamen Airlines ishte në pistë kur stafi u njoftua për shkeljen e rëndë të sigurisë.

Veprimi i gruas shkaktoi shqetësim tek udhëtarët e tjerë pasi aeroplani qëndroi në Aeroportin Ndërkombëtar Wuhan Tianhe, në Kinën qendrore edhe për një orë. Oficerët arrestuan pasagjeren para se aeroplani të nisej drejt destinacionit për në Lanzhou, Gansu.

Gruaja, e moshës së mesme, raportohet se mori vendimin për të hapur derën për shkak se donte të merrte ajër të pastër, pavarësisht se pasagjerët e tjerë e paralajmëruan të mos e bënte