Konfirmohet me koronavirus 14 vjeçari, rritet numri i të infektuarve në Berat

452
Sigal

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të mërkurë nga raportimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Berat duke e çuar në katër numrin e personave të infektuar.

Burime  bëjnë me dije se ai është një 14 vjeçar nga fshati Konstren i Beratit, i afërm i 16 vjeçares së konfirmuar disa ditë më parë.

Ndërsa nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se ku mund ta ketë marrë adoleshentja koronavirusin.

Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766 persona, ndërsa kanë humbur betejën me këtë virus 30 pacientë.