Prof. Afrim Krasniqi: PS nuk ka ofruar asnjë provë për një krim të rëndë për shkarkimin e Ilir Metës

329
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Politologu Afrim Krasniqi u shpreh dje se, nisma e ndërmarrë nga mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është vetëm “lojë politike”. Prof. Afrim Krasniqi: “Kushtetuta ka një pikë ku thotë që, Presidenti shkarkohet për një krim të rëndë dhe Partia Socialiste, nuk ka ofruar asnjë prove, për një krim të rëndë. Nisma e parë për shkarkim ka pasur një akt konkret: çdekretimin e zgjedhjeve. Kësaj radhe është vetëm një nismë politike. Edhe sikur Parlamenti të votojë 100% për shkarkimin e Presidentit, ai do të vazhdojë detyrën, Gjykata Kushtetuese do ta marrë çështjen në shqyrtim dhe do të dojë 6-8 muaj për të marrë një vendim. Duhen 5 vota në Gjykatën Kushtetuese dhe aty nuk janë 5 vota. Edhe sikur t’i sjellë mazhoranca anëtarët e rinj, vendimi do të merret vitin tjetër, kur ka mbaruar mandati i Presidentit. Është vetëm një lojë politike, për të mbushur boshllëkun dhe për të krijuar një agjendë paralele me debatin që ka krijuar opozita për blerjen e votës. Ligji thotë që, Presidentit duhet t’i jepet kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur, por Komisioni i Ligjeve i tha që sot në 10:00 të ishte i pranishëm. Me këtë procedurë, automatikisht Presidenti ka fituar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk i është dhënë mundësia për t’u mbrojtur.”