Presidenti Meta paralajmëron: Nëse SPAK nuk funksionon, do të ketë revolucion

429
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ftuar qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që ai e quan “Grusht Shtetit”.

I ftuar sonte në emisionin “Opinion”, kreu i shtetit u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion, atëherë kjo do të ndodhë.

Presidenti lëshoi paralajmërimin e rradhës teksa u shpreh se, nuk funksionojnë institucionet dhe SPAK atëherë do të ketë revolucion.

Presidenti Ilir Meta: Në qoftë se ka ardhur koha për revolucion, revolucion. Në qoftë se nuk funksionojnë institucionet, në qoftë se nuk funksionon SPAK-u, revolucion do vejë kjo punë.

Blendi Fevziu: Çfarë revolucioni?

Presidenti Ilir Meta: Revolucion zbatimin e ligjit! Revolucion zbatimin e Kushtetutës!

Mentor Kikia: Çfarë prisni ju nga qytetarët? Çfarë do bëjnë njerëzit?

Presidenti Ilir Meta: T’i lëmë disa gjëra për 2 Marsin.

Andi Tela: Ata do të vijnë për Presidentin…

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk do të vijnë për Presidentin. Ata do të vijnë aty për veten e tyre.