Mbërrin te Spitali i Traumës efektivi i FNSH që u plagos nga Fatmir Kolecaj

277
Sigal

Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, Kastriot Haxhia, i cili mbeti i plagosur gjatë aksionit për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia e Shtetit publikon pamjet e momentit të mbërritjes te Trauma të efektivit të FNSH, ndërsa thekson se ai po i nënshtrohet një një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit nga këmba

Njoftimi i policisë:

Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH Shkodër që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.

Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan punonjësin e Policisë në spital dhe i uruan shërim të shpejtë.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Autori i gjendur në rrethim e pa rrugëdalje, vrau veten.

Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH Shkodër që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit.Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan punonjësin e Policisë në spital dhe i uruan shërim të shpejtë.Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Autori i gjendur në rrethim e pa rrugëdalje, vrau veten.

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 27. Februar 2020