Bushi: Ky është viti i Tiranës, duhet përgëzuar trajneri Egbo

751
Sigal

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi, ditën e djeshme ka ndjekur finalen e Kupës së Shqipërisë për 17-vjeçarë. Triumfoi Tirana kundër Partizanit dhe Bushi sigurisht që u gëzua për këtë, sikurse edhe dëshiron shumë që edhe nesër bardheblutë të triumfojnë në derbin që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Bushi vlerëson mënyrën se si luan Tirana dhe përgëzon edhe trajnerin Emanuel Egbo për punën e bërë në krye të skuadrës kryeqytetase. I pyetur nga Supersport gjatë ndeshjes së djeshme për fituesin e derbit, ish-sulmuesi jep mendimin e tij.

“Është viti i Tiranës. Shpresoj të fitojë Tirana. Ka qenë nga klubet që e kam ndjerë shumë dhe më ka sjellë këtu ku jam. Shpresoj të jetë viti i titullit. Më pëlqen si luan. Egbo është për t’u përgëzuar për lojën që bën ekipi. Tirana luan mirë dhe nuk është vetëm çështje fati”, ka deklaruar Bushi mes të tjerash.