“2 Marsi do të jetë paqësor”, Xhixho zbulon çfarë do të firmosë Presidenti Meta në protestë

408
Sigal

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho e ftuar mbrëmjen e sotme në Abc News me Mirela Milorin tha se tubimi i 2 Marsit i thirrur nga Presidenti Ilir Meta do të jetë paqësor, me simbole kombëtare dhe pa mesazhe politike.

Përveç kësaj, ajo u shpreh se edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha do të jetë në miting si qytetar.

Sa i përket betejës ligjore të Metës me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u shpreh: Unë prisja që Gjonaj si juriste dhe shtetare të jepte dorëheqjen dhe të hetohet nga SPAK. Ajo e njeh ligjin dhe e di se vendimet e KED publikohen vetem në websitin e Gjykatës së Lartë dhe jo në Fletoren Zyrtare.

Ndërsa akuzave të mazhorancës se Ilir Meta ka frikë nga reforma në drejtësisë, Xhixho iu përgjigj: Të gjithë pushtetarët duhet të kenë frikë nga shkelja e ligjit. Alibia se posaçërisht Meta ka frikë është e ulët dhe asgjë më shumë se propagandë.

A do ta shkarkojë Parlamenti, Metën?

Xhixho: Frika më e pakët e Ilir Metës është nga parlamenti antikushtetues me 122 deputetë, monopartiak. Po shkelet Kushtetuta po kapet Gjykata Kushtetuese, neni 129 e thotë qartë se ku betohen anëtaret e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha këto janë shqetësimet e Presidentit.

A do të jetë një protestë paqësore dhe a do të ketë fjalime LSI?

Xhixho: Do të jetë një tubim qytetar, unë do të shkoj si juriste dhe pedagoge sepse është shkelur kushtetuta, por çdo qytetar duhet të jetë për arsyet e veta, për ekonominë, arsimin, etj. Besoj se do të jetë paqësore sepse në filozofinë e LSI nuk është që të ketë konfrontime. Kjo është një protestë paqësore që e thërret Presidenti i Republikës në moment të rëndësishëm të shetit.

Gjatë manifestimit Meta do të firmosë dekretin për kthimin në parlament të ligjit për betimin e anëtareve të Kushtetueses. Z. Basha e ka konfirmuar se do të jetë në protestë si qytetar nuk do të ketë ngjyrime politike. Pjesëmarrja në protestë nuk interferon në tryezën për reformën zgjedhore, pse ne kemi kërkuar prej kohësh miratimin e kodit zgjedhor, por është dhe një nga kushtet e Bundestagut. Opozita nuk do të bëhet pengesë për integrimin e vendit.