Shoferi nuk i bindet patrullës së policisë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal

416
Sigal

Mbëmjen e sotme një mjet që po transportonte 4 refugjatë nga Lindja e Mesme ka dalë nga rruga dhe ka përfund në kanal.

Ngjarja ndodhi pak më parë në qytetin e Korçës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar duke humbur kontrollin.

Ne mjet udhëtonin 4 refugjatë, 2 prej te cilëve janë transportuar në spital me plagë të lehta. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit.