Plas skandali me tekstet shkollore, nxënësi i klasës së parë mëson fjalët “këlysh bushtre”

462
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

Këtë vit
shkollor janë hasur problematika të shumta, të cilat ndonëse premtohen se do të
rregullohen, ndodh që vitin pasardhës të shtohen edhe më shumë ngërçet.  Jo vetëm radhë të gjata për të blerë libra,
apo mungesa e teksteve janë problemet më elementare po të mendosh që një fëmijë
në klasë të parë të mësojë një fjalor aspak të përshtatshëm. Sipas tekstit që
është bërë publik në rrjetet sociale, shkruhet se fjalët që mësohen në klasën e
parë janë shumë të rënda dhe tepër skandaloze.

“Këlysh bushtre.
I menderosur. Kafkë”. Këto janë fjalët që mësohen qysh në klasën e parë.

Denoncimi i
plotë

“Përshëndetje.
Doja të ndaja një shqetësim me ju. Mbesa ime këtë vit hyri në klasë të parë,
deri këtu çdo gjë mirë, por në fletoren e saj të punës vura re tekstin e mëposhtëm
në foto.

Me thoni pak,
është normale që fjalët kafkë, menderosur dhe këlysh bushtre të jenë në tekstet mësimore për klasën e parë.

Ministrja e
Arsimit as që e ka vënë ujin në zjarr për këto gafa  ‘akademike’, por na servir mësimin digjital në
shkolla”.