Bardhyl Berberi: Adminsitra shqiptare e përmbytur nga skandale që ndjekin njëra-tjetrën

458
Sigal

Epidemia e shfrytëzimit seksual në zyrat e shtetit


Gazeta Telegraf/ Po dëgjojmë skandale të
jashtëzakonshme përdhunimesh të fëmijve nga prindër mostra, por dhe shfrytëzimi
seksual po arrin kulmin nëpërmjet sekserëve brenda dhe jashtë vendit, vazhdojnë
të ekzistojnë rrjete prostitucioni të kapura para pak ditësh. Nuk ka javë që nuk
kthehen në  doganën e Qafë – Thanës,
femra të ashtuquajtura  “ këngëtare” që
shfrytëzohen seksualisht nga hamshorë të kamur me para droge  apo korrupsioni. Por kjo epidemi nuk është
vetëm për shqiptarët , në këto motele janë kapur nga policia maqedonase  edhe  serbë,
moldavë, rumunë,  deri tek kinezë  etj. Por seksi  kohët e fundit ka filluar të lulëzojë në
politikanët tanë të nderuar, drejtues të lartë 
institucionesh etj.  Loja me
komplimentet ndaj vartësve, një drekë në periferi të qytetit,  dhurata të shtrenjta floriri apo parfume,  fillimisht si shenjë respekti  jo të qëllimshme  por me kalimin e kohës ato marrin  ngjyrim seksual e denigrues. Jo në pak raste
janë vetëm femrat, të cilat gjuajnë shefat e tyre me veshjet seksi e dekoltetë
e thella. Apo veshja e tyre është gjoja shenjë e vetëbesimit për trupin e jetën
e tyre të lirë? Shikon nëpër institucione qendrore nëpër zyra femra me
minifunde apo dekolte të thella me gjoks gati të zbuluar që kur shkon në zyrën
e tyre zihesh ngushtë dhe nuk di ku t`i çosh sytë, pasi të vjen turp nga vetja
(flas për një mashkull normal ). Varfëria është shkaku kryesor që e ka çuar
shoqërinë shqiptare në këtë pikë. Ky është fakt. Prostitucioni arsye kryesore
ka varfërinë. “Dikur femrat ia kthenin mashkullit po me të njëjtin nivel
batutën banale ose ia flakërinin ndonjë surratit, sot ata inskenojnë në twiter
apo instagram lloj, lloj fotosh, me komplimente që gjoja hiqen të emancipuara. Duke
e thirrurur gjahun dalëngadalë, duke e ngrënë si krimbi drurin ai takëm femrash
mendjelehta bëhen lehtë gjah  …Më pas kur
përfundojnë  si kore portokalli në koshin
e plehrave  thonë :  Oh , – ç’kam bërë, ku u  katandisa, pa llogaritur që ndërkaq një takëm
prej këtyre ‘moderneve’ shkatërrojnë edhe familje, lenë fëmijë, rrugëve dhe ky kontingjent
fëmijësh  të braktisur bëhen të
rrezikshëm për shoqërinë pasi ngelen 
jashtë kujdesjes prindërore. Megjithëse edhe në këtë shoqëri ende nuk
janë shuar të gjitha gjurmët e traditës shekullore  që e shihte femrën si
objekt dëfrimi për burrin, si rregull kufiri që nuk duhet shkelur, respektohet
nga të dyja gjinitë, ndryshe ndizet alarmi .

Emra politikanësh në motelet jashtë vendit

Çuditërisht  burrat shqiptarë  e kthejnë kokën me shpejtësi ere mënjanë, kur
shikojnë një femër të  bukur. Në Shqipëri
i bie të shpallet  menjëherë gjendja e
jashtëzakonshme ndaj rrezikut të historive rozë që dëgjon çdo ditë nëpër
institucione,  pa llogaritur orgjitë që
bëjnë zyrtarë të lartë në shtetet fqinje 
me femra  që i paguajnë aty apo që
i sjellin me vete .! Në hotel luksoze  në
Ulqin, Ohër ,Strugë , Manastir, Molika apo Mavrovë,  pronarët e lokaleve të flasin me emra për
politikanë apo deputetë  që kalojnë net
të nxehta me të dashurat nëpër këto hotele. Por denigrimi i femrës në objekt
seksi, fillon që në urbanët e Tiranës ku nuk ngurohet për t’iu ngjeshur në të
pasme në autobusët e mbushur plot, apo për t’i pickuar apo më keq për t’iu
futur duart, në një moment vështirësie… Në Shqipëri  kemi plot 
skandale të publikuara madje për “pushtetarë që ia lypin punonjëseve
hapur, për një vend pune”.Në ato raste kur bëhen publikë dhe shpërthen
zjarri  mediatik, ata platiten për një
kohë të caktuar, më pas gjithçka fillon nga e para. Ka plot burra, që pushtetin
e keqkuptojnë dhe e shohin si mundësi për të bërë realitet tekat e sëmura, për
të përdorur karrigen për të futur në shtrat atë femër që duan… mendojnë se i
bëjnë nder të përzgjedhurës, nëse i ofrojnë favore duke shfrytëzuar postin si
rritje rroge, shpërblime apo ngritje në detyrë. Ky është shfrytëzim brutal i
varfërisë, para të cilit debati për seksin nuk duhet të ndalet me një emision
televiziv me përfaqësuese të shoqërisë civile që, nga ana e tyre kanë vazhduar
të gërryejnë shuma marramendëse përmes OJQ për çështje delikate si, shfrytëzimi
seksual të grave dhe dhunën ndaj tyre. Këto fenomene dhe raste konkrete duhen
parë me lupë … Një fenomen të tillë nuk 
po e bën dot zap as ligji, sepse ai është i fshehtë, i kamufluar, ai
zhvillohet përditë në zyrat shqiptare, skandalet që dëgjojmë herë pas herë janë
vetëm maja e ajsbergut. Duhet një britmë femërore, që të përshkojë  Shqipërinë, një protestë femërore që të
shkundë shoqërinë e të reflektohet në media, deri sa të ulë kokën edhe i pacipi
i fundit e të përulet para dinjitetit femëror. Jo, femra nuk është lodër në
duart e burrit, por shtyllë që mban një familje në këmbë, shpirti i shoqërisë
shqiptare!