Plas skandali i vulës/ Opozita akuza të ashpra: Zbardhen mesazhet ku ministrja Xhaçka siguron diplomatin se vulën ia japin Alibeaj

132
Sigal

 

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë.

 Qeveria ka muaj të tërë që investohet në Gjykatën e Apelit që vula e Partisë Demokratike të mos i kalojë shumicës, por atij që do kryeministri. U mësua se ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka informuar një diplomat në Tiranë se në 3 mars Gjykata e Apelit do ta kthejë vulën e PD në shkallën e parë. Syri solli edhe një bisedë në WhatsApp që zbërthen thelbin e këtij skandali dhe nxjerr në pah komunikimet e Olta Xhaçkës me një diplomat perëndimor në vendin tone, i cili këtë bisedë e ka ndarë me stafin dhe bashkëpunëtorët e tij. Nga kjo bisedë e mbërritur theksohet se Xhaçka i ka dhënë informacion të sigurt ambasadorit për atë që pritet mesditën e të premtes, 3 mars, në Gjykatën e Apelit. Çështja e PD ka gjasa të zvarritet pafund, kjo si përpjekje për të penguar hyrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ja mesazhet:

Berisha: Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka denoncuar ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkën se ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Berishës, Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin e gjykatës.“ Ju jeni njohur me faktin se Olta Xhaçka ka informuar ambasadorë, pasi Taulant Balla ka informuar për vendimin. Ka informuar ambasadorë se gjykatësit kanë vendosur, sipas saj kanë vendosur të pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhje.

Unë ç’është e vërteta, megjithëse burimi është shumë i sigurt, përsëri nuk mund të shprehem dhe nuk mund të paragjykoj, pasi mendja ime nuk frenon kurrë që tre gjykatës të mund të marrin një vendim që do shkojë në kohëra si vendimi më i zi kundër një shoqërie dhe një populli si përpjekja më anti-kushtetuese, më e paimagjinueshme për të përjashtuar opozitën nga zgjedhjet në një kohë ku ajo ka plotësuar çdo kusht ligjor. Dhe të bëhet kjo duke shpallur palë atë që kurrë nuk është palë, duke marrë përfaqësues atë që nuk përfaqëson asgjë, kjo tejkalon çdolloj imagjinate. Ndaj dhe unë nuk jam i prirur, e them prapë që të besoj aq shumë korrespondencën e Olta Xhçkës me ambasadorë për këtë çështje”.