Parlamenti, 99 deputetë “99”-sha, ish-spiunë sigurimi

1427
Sigal

Loja me(mos)hapjen e dosjeve,ka qenë dhe vazhdon të jetë një “teatër” që po luhet prej 22 vitesh nga ish-spiunët, politikanët e shtetarë të lartë ish-spiunë

Në 22 vjet, politika shqiptare dhe mos hapja e dosjeve të spiunëve ka mbetur peng i ish-spiunëve të sigurimit, ndaj dhe loja me këtë proces është zvarritur me bllokime të shpeshta, aq sa edhe sot që “betohet” Edi Rama se do të hap dosjet, aktualisht janë ish-spiunë 7 ministra, 99 deputetë “99-sha” të ish-sigurimit, janë 48 ambasadorë, 62 konsuj ambasadash, 6 konsuj “nderi”, 8 prefektë, 9 ministra, 17 zëvendësministra, 6 rektorë universitetesh, 7 kryetarë qarqesh, 297 kryetarë bashkie e komunash, 730 drejtorë qendror, 411 profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, prokurorë, gjyqtarë, analistë…

 Nuk e dimë, nëse deklarata e Edi Ramës për hapjen e dosjeve është “shashkë” tymuese, me sinjal paraprak presioni politik “trembës’ ndaj krerëve aktivë e “bishtrave” të opozitës, pozitës e politikës ish-spiunë, apo është një detyrim moral e kushtetues që do të ndodh realisht. Por dimë faktin, që në këto 22 vjet, janë bërë 1721 deklarata e thirrje të tilla nga krerë dhe “ushtarë” të PD, PS, PR, PSD, PAD, PAA, prej ballistëve e legalistëve. Janë bërë deklarata e thirrje nga diplomatë, ministra e deputetë ish-spiunë e jo spiunë, nga Avokati Popullit, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nga 1232 OJF-të e Shqipërisë, deri tek OJF-ja e mbrojtjes së pyjeve e shtretërve të lumenjve. Janë bërë thirrje, peticione e deklarata për hapjen e dosjeve nga analistët “blu”, “rozë” e “mavi” dhe nga 34 shoqatat e ish të ish-të Përndjekurve Politikë, nga Komiteti Helsinikit, nga ambasadorë të huaj në Shqipëri, nga SHBA, BE, PE, PPE, KiE, OSBE e madje deri edhe nga Partia Demokratike Liberale Europiane e Fshatarëve të Pavarur të Shqipërisë. Por dosjet, nuk janë hapur akoma. Kryeministri Edi Rama e rihapi “temën” e papëlqyeshme të klasës politike e të atyre që drejtojnë shtetin, administratën, median, diplomacinë, po a do ta nis e realizoj konkretisht “operacionin” e hapjes së dosjeve? Nëse do të hidhet një hap i tillë “pastrues” prej Edi Ramës, a do ta lejojnë ish-spiunët që ka brenda partisë, qeverisjes dhe grupit parlamentar socialist? Po ata që janë në partinë aleate, a do ta lejojnë të firmos hapjen e dosjeve, siç është bërë në krejt vendet ish-komuniste të Lindjes?

Dosjet, 22 vjet të bllokuara nga krerët e politikës ish-spiunë

Është folur shpesh për zbatimin e skemës “Katovica”, me platformën e të cilës u ideua dhe u realizua ndryshimi fiktiv i sistemit politik në Shqipëri, nga diktaturë në demokraci, nga komunizëm ne pluralizëm. Ata që kanë drejtuar politikën, shtetin dhe pushtetet në Shqipëri në këto 22 vjet, ata që morën në duar drejtimin e partive politike, ishin “produkt” i përzgjedhur prej ish-kupolës komuniste, sipas skemës “Katovica”. Afro 95% e atyre që u “desantuan” si ‘anti-komunistë” pas vitit 1990 në krye të Lëvizjes së Dhjetorit si studentë, pedagogë, intelektualë e deri tek këshilltarë e sekretarë të byroistëve, ata që u vendosën në krye të PD, të PS, të OJF-ve, ata që u zgjodhën deputetë në parlament, ministra dhe drejtues të institucioneve të reja qendrore demokratike, ishin komunistë të elitës së lartë, 80% e të cilëve ishin ish-spiunë sigurimi. Me këtë kontigjent komandues e hodhi hapin e parë pluralizmi shqiptar. Me këtë kontigjent, vazhdoi instalimi i sistemit dhe shtetit demokratik në vitin 1992. Nga këto kontigjente vazhdon të sundohet politika dhe shteti shqiptar edhe sot pas 22 vjetësh. Shqipërinë e komandojnë akoma ca ish-spiunë, ca bij ish-spiunësh, ca rezidentë spiunësh, ca analistë të propagandës së ish-PPSH, ca agjentë edhe të shërbimeve të huaja, ca xhelatë birucash të diktaturës, ca hetues, prokurorë shefa sigurimi e gjykatës përbindësha të ish-diktaturës. Janë pikërisht këta, që kanë zaptuar dhe komandojnë forcat politike, shtetin, administrojnë pushtetin, bëjnë ligjet e të drejtës, predikojnë demokraci e madje që prej 22 vjetësh, dalin e shajnë ekraneve dhe gazetave edhe… spiunët! Janë pikërisht këta, që kanë në duar të bëjnë dhe zbatojnë ligjin për hapjen e dosjeve! Prej 22 vjetësh “betohen” për hapjen e dosjeve të spiunëve, duke bërë 97 ligje, 208 drafte, 315 seanca parlamentare, 693 konferenca e seminare kombëtare e ndërkombëtare për hapjen e dosjeve. Por dosjet nuk i kanë hapur. Pse? Sepse brenda këtyre dosjeve janë edhe vetë ata, janë prindërit, familjarët, krushqitë, kunetërit, shokët, ish-kolegët, dhëndurët dhe krejt “oturakët” që kanë mbledhur e mbajnë rrotull vetes, për të çimentuar sundimin e tyre! Hapja e dosjeve është një proces që sipas udhëzimeve të KiE dhe PE, duhej të kishte përfunduar qysh në vitin 1994, d.m.th 3 vjet pas ardhjes në fuqi të pushtetit demokratik. Që prej 20 vitesh, duhej të ishte bërë pastrimi i ish-spiunëve nga politika, shteti, qeverisja, administrata, diplomacia, drejtësia, media, policia, ushtria etj. Kjo hapje nuk u bë, mbasi nuk e lejuan ata që kanë “damkën” e spiunit, të “desantuar” e bashkuar në krye të komandës së pushtetit e politikës së re demokratike! Për askënd nuk është hapur zyrtarisht e faktikisht dosja,

Pushteti në vitin 1992, u ndërtua me 90% ish-spiunë sigurimi

Sot 22 vjet pas krijimit të qeverisjes dhe shtetit të parë demokratik në 22 mars 1992, dosjet vazhdojnë të mbahen të “ngujuara”. Kryeministri Edi Rama, në vend të hapë dosjet e spiunëve, ka nisur të hapë e të kthejë në vepra arti bunkerët e diktaturës së bashku me ish-spiunët. Sipas ish-shefave të sigurimit të shtetit, që i dinë mirë këto “punët” e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të diktaturës komuniste, shteti, pushteti dhe qeverisja demokratike e 22 marsit 1992, u ndërtua me afro 90% ish-spiunë ish-ministra, sekretarë të PPSH, ambasadorë, shefa sigurimi e drejtues të lartë komunistë-anti-komunistë të mbledhur nga bujqësia, shkenca, arsimi, shëndetësia, ushtria, policia, gjykatat, prokuroria e deri tek kultura dhe sporti. Vetëm një fakt po përmendim: Pushteti i vitit 1992-1997 u ndërtua me spiunë sigurimi, prej të cilëve 9 ishin ministra, 94 ishin deputetë, 58 ishin ambasadorë dhe 1300 zv/ministra, prefektë, zv/prefektë, drejtorë policie, kryetarë gjykatash e shefa prokurorie, kryetarë PD-je dhe drejtorë të lartë në qendër e në rrethe. Prej disa vitesh, përgojohet Sali Berisha si ish-spiun me nofkën “Medicina”, përgojohet Edi Rama me nofkën “Piktori”. Ndër figurat kryesore të PD, të akuzuara si “spiun sigurimi” prej Sali Berishës ishin Eduard Selami, Zef Brozi, Azem Hajdari, Genc Ruli, Gramoz Pashko, Bashkim Kopliku, Neritan Ceka, Arben Demeti, Arben Meçe dhe Preç Zogaj që e deklaroi vetë që ishte i tillë!.

Në parlament ka 99 deputetë “99”-sha, spiunë të ish-sigurimit

Loja vazhdon. Dosjet nuk po hapen. Parlamenti, politika, qeveria, shteti, institucionet e larta deri tek rektoratet e universiteteve dhe OJF, janë mbushur me spiunë sigurimi dhe të komanduar prej tyre. Ndërsa Edi Rama deklaron hapjen e dosjeve, në “stanin” e tij politik, qeverisës e parlamentar ka një ushtri me spiunë sigurimi, afro 40% e tyre të katapultuar në kupolën e PS që në vitin 1991, kur PPSH u tjetërsua në PS, ndërsa pjesa tjetër e ish-spiunëve të kësaj force politike janë futur brenda saj pjesë-pjesë prej ish-spiunëve. Në 22 vjet, politika shqiptare dhe mos hapja e dosjeve të spiunëve ka mbetur peng i ish-spiunëve të sigurimit, ndaj dhe loja me këtë proces është zvarritur me bllokime të shpeshta, aq sa edhe sot që “betohet” Edi Rama se do të hap dosjet, aktualisht janë ish-spiunë 7 ministra, 99 deputetë “99-tsha” të ish-sigurimit, janë 48 ambasadorë, 62 konsuj ambasadash, 6 konsuj “nderi”, 8 prefektë, 9 ministra, 17 zv/ministra, 6 rektorë universitetesh, 7 kryetarë qarqesh, 297 kryetarë bashkie e komunash, 730 drejtorë qendror, 411 profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, prokurorë, gjyqtarë, analistë… Pikërisht këta 99 deputetë “99-tsha” ish-spiunë janë mazhoranca numerike në parlament, që nuk do të lejojnë të hapen dosjet e krimeve të… tyre! Edhe nëse dëshira dhe vullneti, apo detyrimi ndërkombëtar e kushtetues i Edi Ramës është realist, votimi është numerik dhe dosjet mbeten të izoluara në “bunker” dhe ndoshta, Edi Rama do të detyrohet t’i tjetërsoj këto dosje, në vepra arti e t’i promovojë me duartrokitje në vepra arti, ashtu siç bëri me bunkerin e kupolës së diktaturës.

Në zgjedhjet e 26 majit 1996, Berisha “zbuloi” vetëm 35 “spiunë të PS”

Historia e mos hapjes së dosjeve të sigurimit, ka kaluar nëpër një lojë fjalësh, lufte bërrylash, shpifjesh, realitetesh, presionesh e publikimesh koniukturale. Kjo më tepër ka ndodhur brenda PD, por ka qenë Sali Berisha, ai që për të damkosur PS dhe të majtën shqiptare, ka luajtur kundër figurave kryesore të saj me “kartën” e dosjeve të spiunëve. Këtë diversion, Berisha e përdori egërsisht listën e emrave të drejtuesve të së majtës, afro dy muaj përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, konkretisht në muajin mars 1996. I pafuqishëm për të dobësuar ritmin e luftës politike dhe ndikimin e PS e të opozitës në popull, ai përgatiti një ligj në Parlament, që zgjedhjet e 26 majit 1996 të bëheshin me “hapje dosjesh”, duke “etiketuar” disa kandidatë për deputetë si ish-spiunë sigurimi. Ligji përfshinte gjithë politikën, por komisioni “Mezini” i ngritur dhe komanduar prej Berishës, në fund të verifikimit të pastërtisë së figurave politike, nxori “spiunë” vetëm figura brenda politikanëve të PS e të opozitës së asaj kohe, ndërkohë që nuk nxori asnjë emër “spiuni” nga politikanët dhe qeveritarët e PD, madje as të akuzuarin si spiun Sali Berishën. Ky komision, sipas një liste kundërshtarësh politikë, la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996 shumë kandidatë për deputetë të PS dhe të majtës shqiptare, të cilët sipas komisionit “Mezini”, rezultuan me “njollë” si “spiunë”. Lista “Mezini” kishte 35 emra “spiunësh”, të shpallur të tillë sipas Nenit Nr.2, të ligjit anti-genocid. Ndër këta, lista “Mezini” kishte emrat e njohur të politikës Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj, emra që ishin mes 268 kandidatëve të PS-së për deputetë në 26 maj 1996, emra të cilëve iu ndalua kandidimi që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 kandidatët e shpallur “spiunë”, nuk u lejuan të kandidojnë.

Lista “Mezini” e marsit 1996,

me 35 emrat e shpallur “spiunë”

1. Servet Pëllumbi

2. Gramoz Ruçi

3. Dritëro Agolli

4. Kastriot Islami

5. Ylli Bufi

6. Ndre Legisi

7. Fehmi Abdiu

8. Shkëlqim Cani

9. Moikom Zeqo

10. Leontiev Çuçi

11. Sabit Brokaj

12. Mehmet Loci

13. Vladimir Metani

14. Fatos Muço

15. Zyhdi Pepa

16. Fatmir Kumbaro

17. Bashkim Koçi

18. Spartak Poçi

19. Kristaq Tumani

20. Xhevdet Alibali

21. Murat Kaçi

22. Gjeto Çutaj

23. Marko Dhamo

24. Rexhep Kërçiku

25. Fehmi Xhema

26. Shahin Çela

27. Mefail Belia

28. Zamira Caka

29. Leonidha Gjermeni

30. Spartak Braho

31. Mexhit Hajdari

32. Muhamet Bela

33. Latif Lato

34. Bardhyl Londo

35. Baftjar Malo

Korrik 2008/ Ja 20 deputetët e PD votuan

kundër draftit të KE për hapjen e dosjeve

Konkretisht, më 13 maj 2006, Këshilli i Europës caktoi dhe kërkoi si kusht prej parlamentit shqiptar, hapjen përfundimisht të dosjeve të spiunëve të ish-sigurimit të shtetit. Kryeministri Sali Berisha, pasi “mallkoi” e “shau” ish-spiunët, premtoi se dosjet do të hapeshin brenda vitit 2006. Po kështu edhe deputetët e PS, pasi “mallkuan” ish-spiunët e sigurimit, u “betuan” se do të hapeshin dosjet. Por projekt-drafti i ligjit të hapjes së dosjeve i përgatitur nga KE u bllokua dhe u nguros, mbasi befasisht PD e PS u futën në “konflikt” për mënyrën se si do të hapeshin dosjet dhe kështu gjithçka u la në harresë. Në dhjetor të vitit 2008, përsëri KE nëpërmjet nënkryetarit të KE, deputetit demokrat Aleksandër Biberaj, kërkoi hapjen e dosjeve të ish-spiunëve në mënyrë urgjente, mbasi Shqipëria ishte (dhe është) i vetmi vend ish-komunist, që nuk e ka përmbushur këtë detyrim moral, ligjor kusht ndërkombëtar. Ky kusht i KE, jo vetëm nuk u përfill, por kupola e PD “kryqëzoi” edhe Nënkryetarin e KE, deputetin e saj Aleksandër Biberaj, që kërkoi hapjen e dosjeve në emër të KE, duke e shkarkuar si zëvendëskryetar të KE dhe duke e larguar nga grupi parlamentar i PD. Ndërsa PS heshti edhe pas këtij skandali parlamentar.

1. Jozefina Topalli

2. Sali Berisha

3. Lulëzim Basha

4. Jemin Gjana

5. Astrit Patozi

6. Leonard Demi

7. Igli Cara

8. Tritan Shehu

9. Ritvan Bode

10. Fatos Beja

11. Sokol Olldashi

12. Ilir Bano

13. Blerim Çela

14. Ilir Rusmali

15. Genc Ruli

16. Besnik Mustafaj

17. Majlinda Bregu

18. Mehmet Xheka

19. Bujar Nishani

20. Arben Imami

Neni 1, i ligjit të dosjeve, rrëzuar

nga Kushtetuesja në vitin 2009

Ky ligj ka për qëllim të kontrollojë pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar për periudhën 24.10.1944 deri në 31.03.1991 lidhur me pjesëmarrjen e tij në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të diktaturës së proletariatit, si dhe drejtues apo punonjës operativ (legal apo ilegal), apo bashkëpunëtor sekret i ish-Sigurimit të Shtetit, deri më 02.07.1991 kur u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar. Ligji ka për qëllim të rregullojë ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe përdorimin e të dhënave të arkivave të ish-Sigurimit të Shtetit në mënyrë që:

a. Të garantojë aksesin individual në të dhënat personale të cilat Shërbimi i Sigurimi i Shtetit mblidhte e arkivonte për personin, për të njohur qëndrimin dhe gjykimin për personin dhe pasojat.

b. Të sigurojë mbrojtjen e individit nga dëmtimi i të drejtës për privatësi të shkaktuar nga përdorimi i të dhënave personale të ruajtura;

c. Të sigurohet njohja e plotë e veprimtarisë së organeve të diktaturës së proletariatit dhe Partisë së Punës në këto drejtime;

d. T’i jepet mundësi institucioneve publike si dhe privatëve për të marr informacionin e kërkuar për të arritur qëllimet e përcaktuara në këtë ligj.

Ja personat publik që përfshinte ligji dosjeve

1.Presidenti

2. Deputetët

3. Ministrat

4. Zëvendësministrat

5. Funksionarët politikë

6. Sekretarët e përgjithshëm

7. Drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive t

8. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

9. Gjyqtarët dhe prokurorët

10. Funksionarë të lartë të Presidencës,

11. Guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e BSh

12. Funksionarë në Forcat e Armatosura

13. Funksionarë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë

14. Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut

15. Kryetarët e bashkive dhe komunave;

16. Drejtuesit në Shërbimin Informativ Shtetëror

17. Drejtuesit në Shërbimin Informativ Ushtarak

18. Drejtuesit në Gardën e Republikës;

19. Funksione drejtuese në Policinë e Shtetit

20. Drejtuesit e përfaqësive diplomatike;

21. Anëtarët e Akademisë së Shkencave

22. Rektorët dhe zëvendësrektorët

23. Dekanët në universitetet publike

24. Drejtorët e gjimnazeve

25. Drejtori i Përgjithshëm

26. Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm

27. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i Radios

28. Drejtori dhe zëvendësdrejtori i televizionit

29. Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti

30. Çdo person i zgjedhur nga Kuvendi

Ja 100 pseudonime ish-spiunësh politikanë

e qeveritarë, të përmendur këto 22 vite

1. Medicina

2. Penicilina

3. Qukapiku

4. Inxhinieri

5. Çiftelia

6. Çorapja

7. Qepa

8. Kodrina

9. Dizenjatorja

10. Financieri

11. Drita

12. Stilografi

13. I vogli

14. Alfons Ballshi

15. Raketa

16. Profesori

17. Shkrimtari

18. Dragoi

19. Cigarja

20. Livadhi

21. Dëbora e re

22. Furtuna

23. Luftëtari

24. Snajperi

25. Proletari

26. Intelektuali

27. Sqepi

28. Doku

29. Bozhuri

30. Plepi

31. Parafabrikati

32. Kitara

33. Ushtari

34. Gjeli

35. Grepi

36. Shishja e qumështit

37. Serbi

38. Çiklisti

39. Fryma

40. Vesa

41. Çalamani

42. Malësori

43. Tigri

44. Vinçi

45. Sapuni

46. Diplomati

47. Poeti

48. Urithi

49. Pëllumbi

50. Stuhia

51. Kastori

52. Ekspertja

53. Oxhaku

54. Bredhi

55. Iriqi

56. Komshiu

57. Osumi

58. Komandanti

59. Vigjilenti

60. Trimi

61. Kalaja

62. Fshatari

63. Rruga

64. Magazinieri

65. Nata

66. Dallga

67. Kominoshja

68. Salca

69. Piktori

70. Xhuxhi

80. Flauti

81. Valltarja

82. Përparsja

83. Instituti

84. Kostumi

85. Kuqua

86. Kronometri

87. Fonogrami

88. Bastuni

89. Zogu

90. Giza

91. Gjeologu

92. Fantazma

93. Sykuqi

94. Studenti

95. Sandalja

96. Dirigjineti

97. Sirtari

98. Bjeshka

99. Lisi

100. Pela e egër

PRONONCIMET

 Lidhur me hapjen e dosjeve, kanë  reaguar dhe politikani I njohur Sabit Brokaj dhe deputeti i PDIU. Rreth pyetjes: Kryeministri Rama para disa ditësh deklaroi se do të hapen dosjet. A do të hapen me të vërtetë dosjet dhe çfarë do të sjellin ato në politikën shqiptare?

SABIT BROKAJ

 Dosjet mund të hapen, por është vonë, shumë gjëra janë zhdukur

 Hapja e dosjeve edhe mund të realizohet por ajo ka dy anë. Së pari efekti pozitiv do të jetë i dyshimtë për arsye të ndryshme, nga ana tjetër hapja do të jetë e mirë si hap, po për arsye te ndryshme është tepër e vonuar. Pra ajo që dua të them nuk jam shumë i sigurt për efektin pozitiv, pasi hapja e dosjeve po bëhet shumë vonë. Jemi në një situatë që opozita është në rrugë dhe e etur për protesta. Situata ekonomike e cila vjen pas një keqqeverisje e tejskajshme e Berishës ka hapur shumë probleme për qeverinë Rama. Nga ana tjetër deri më sot dosjet janë hapur dy herë. Njëherë në vitin 1996 nga Berisha kur ai ishte në momentin më kritik të qeverisjes së parë. Ishte momenti që Berisha do të humbiste zgjedhjet dhe hapjen e dosjeve e përdori për interesa të mirëfillta politike, në favor personal. Pse Berisha donte ti hapte në atë kohë dosjet kur mund ti hapte në vitet e para të demokracisë? Në vitin 1996 ai donte ti hapte për të bërë presion ndaj kundërshtarëve të tij politikë si Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, Servet Pëllumbi, mua, etj, që të ultë tempin e revoltës popullore. Deri atëherë ai e dinte se shumë deputetë të tij ishin ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Për të arritur deri më sot duhet të dimë siç ka deklaruar një prej ish Shefave të SHIK-ut se shumë dosje janë deformuar, janë hequr faqe të tëra ose janë hequr pjesë të rëndësishme të dosjeve. Hera e dytë e hapjes së dosjeve ishte në qeverinë Nano me Komisionin Bezhani. Ky komision nisi një punë të mirë 3 vjeçare, por u mbyll shumë shpejt kur nuk pritej. Pra ka qenë vetë pulitka që e mbylli. Ishte ndërprerja e kësaj periudhe që sërish në parlament apo në ministri u vendosën persona që ishin përfshirë në trafiqe apo dhe në korrupsion. Ndoshta kjo është ajo që unë e quaj të vonuar, pasi ne duhej të kishim vepruar si shumë vende të tjera ish-komuniste. Mund të kishim ndjekur dhe një sistem gjerman të hapjes së dosjeve.

  Tahir Muhedini – deputet i PDIU: Nuk besoj se dosjet do të hapen

Unë nuk besoj se do të hapen dosjet. Sa herë ndërrohen qeveritë, gjëja e parë që thonë është se do të hapim dosjet. Por fakti është se sa kanë nisur të hapen janë mbyllur prapë. Kështu kam mendimin se do të ndodhë edhe këtë herë. Thuhet se janë shumë ministra dhe deputetë me dosje, atëherë pse nuk janë nxjerrë? Për mendimin tim nuk do të sjelli asnjë gjë të re, asnjë lloj emocioni. Kjo është bërë e “lagu se lagu”. Besoj se sot në politikë nuk mund të ketë më dosje, pasi do jenë larguar vetë edhe nëse ka pasur. Sot e them me bindje që çështja e dosjeve nuk do të bëjë ndonjë sensacion. Nuk është më ajo situatë e viteve të para që ishte domosdoshmëri imediate. Me dosjet shqiptare kushedi çfarë është bërë. Por mirë është të hapen. Të iki dhe një merak, por nuk do të sjellë ndonjë erë të re dhe besoj se nuk do të hapen kurrë.

Përparim HALILI