200 kubikë me kanabis në ullishte, bien në pranga 2 të rinj në Poliçan, shpallet në kërkim babai i njërit

179
Sigal

Dy të rinj kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur me 200 kubikë të dyshuara cannabis sativa në ullishte. Policia bën me dije se farat e mbjellura janë gjetur në ullishten e 53-vjeçarit, V.S. Ky i fundit është shpallur në kërkim, ndërsa djali i tij dhe një tjetër, tashmë janë arrestuar.

 

Njoftimi i policisë:

Poliçan; Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po merreshim me kultivimin e bimëve narkotike, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ullishten e shtetasit V. S., kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 200 kubikë në të cilët sapo ishin mbjellë fara të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit: S. F. (S)., 24 vjeç (djali i shtetasit V. S.) dhe K. D., 23 vjeç ( bashkëpunëtor), të dy banues në fshatin Çorrogjaf, Poliçan, si dhe u shpall në kërkim shtetasi V. S., 53 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.