Veliaj: Tirana, tezga të reja për tregtarët ambulantë që do të shesin në rrugë

439
Sigal

Gazeta Telegraf/

Tirana së shpejti do të ketë tezga të reja për tregtarët ambulantë që do të
shesin në rrugë, ku përfshihen luleshitësit, librashitësit dhe ata që tregtojnë
fruta-perime.
Kryetari i
Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të urdhrit për hapësirat
publike, ka deklaruar se kryeqyteti duhet të jetë i rregullt dhe estetik në
këtë aspekt.

“Ne do të
propozojmë për të gjithë luleshitësit,librashitësit dhe ata që tregtojnë fruta,
dizajnin e ri të pikë shitjes, për të mos penguar rrugën dhe të jetë kënaqësi
të bëhet biznes. Brenda vitit do të prezantojmë dizajnin e ri të ambulantëve që
do të shesin në rrugë. Jo cdo lloj teneqeje të fluturojë nëpër qytet, do të
caktojmë dhe vendet. Patjetër që do të ndihmojë ata njerëz që jetojnë me
djersën e tyre. Po sigurisht dhe të ndalojmë shitjen e rrobës në rrugë. Nuk
është higjenike, nuk është mesjetë. Ne po punojmë në mbi 100 kantiere në
Tiranë. Tregu i Pazarit të Ri do të jetë një treg modern”, – shtoi
kryebashkiaku.
Veliaj tha se
askush nuk është prekur nga taksa për hapësirën publike. “Paratë e qytetarëve
që kontribuojnë në taksa, do të kthehen në investime. Ne kemi buxhetin më të
lartë në 5 vitet e fundit dhe kemi akoma shumë projekte për të zhvilluar në
Tiranë. Qyteti do të ketë planin urbanistik brenda muajit tetor. Nëse vitin e
parë të mandatit kemi punuar mirë, atëherë vlen ajo shprehja ‘nuk kemi parë
asgjë akoma’. Shumë punë na presin në të ardhmen”.