U takuan apo jo në sallën VIP…?! Momentet kur Rama e Basha dalin nga e njëjta derë në Rinas, i ndajnë vetëm pak çaste…

205
Sigal

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha janë larguar nga Rinasi në një periudhë kohore 2 minuta pas njëri-tjetrit. Ata dalin nga e njëjta derë për tu larguar me makinat respektive. U raportua dy liderët u panë të hynin në të njëjtën kohë brenda Rinasit, mirëpo nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë bashkëbisedim.

Sipas raportimit të ‘Faxnews’ dy liderët janë takuar me njëri-tjetrin në sallën VIP të Rinasit, në prani të komisionerit Oliver Varhelyi.

Shkak që Rama dhe Basha ishin në Rinas ditën e sotme, u bë ardhja në Tiranë e Oliver Varhelyi në Tiranë.