Blendi Fevziu plas “bombën”: 17 deputetë i kanë CV false!

214
Sigal

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ Blendi Fevziu është shprehur se disa deputetë i kanë CV false. Fevziu tha se ata kanë shkruar se kanë qënë në disa shkolla që nuk i kanë frekuentuar kurrë. Nga ana tjetër, Balliu duke qeshur tha se ka dhe nga ata që thonë se kanë qënë në Harvard mirëpo kanë kryer vetëm kurse online.


BISEDA
:

Blendi Fevziu: Të bëjnë një hetim për ato CV të atyre se i kanë false. Këtë të Ilir Metës e kam bërë unë, është verifikuar. I kanë false. 17 deputetë i kanë false, false komplet, nuk kanë qenë kurrë në ato shkolla që kanë shkruar në CV. Kam bërë dhe një emision për këtë gjë. Janë fantastike.

Klevis Balliu: O zoti Fevzi, edhe ato që ata thonë se kanë qenë në Harvard, janë kurse 3-mujore aty online. (ahahahah)

Blendi Fevziu: Rri tani mos më nxirr sekretin se i kam për pastaj. I di unë këto.