Harta e oligarkëve të Shqipërisë që kanë “gllabëruar” miliona taksa në 2023

10
Sigal

Ja lista me “shushunjat” që thithin paratë e taksapaguesve, kush janë  kompanitë më të paguara me para publike, mbi 5.8 miliard euro.

Shpopulllimi, varfëria në vend është ulur këmbëkryq dhe pensionet janë qesharake, por nepotizmi ushqen me 820 miliardë lekë oligarkët me tendera rrugësh, pastrimi, gjelbërimi, mirëmbajtje kompjuterike etj,. “Torta” e prokurimeve publike nga 100 mijë kompani, vetëm  miqtë e qeveritarëve marrin 55% të taksave që pagujnë qytetarët.

 

Telegraf.al / Shpopulllimi, varfëria në vend është ulur këmbëkryq dhe pensionet janë qesharake, por nepotizmi ushqen me 820 miliardë lekë oligarkët me tendera rrugësh, pastrimi, gjelbërimi, mirëmbajtje kompjuterike etj., “Torta” e prokurimeve publike nga 100 mijë kompani, vetëm  miqtë e qeveritarëve marrin 55% të taksave që paguajnë qytetarët.

Open Data Albania ka publikuar listën me bizneset më të paguara përmes Transaksioneve të Thesarit gjatë 12 muajve të vitit 2023. Në vitin që lamë pas, janë regjistruar gjithsej 282 103 transaksione me vlerë totale 600.96 miliard lekë apo mbi 5.8 miliard euro nga institucionet buxhetore.

Në hulumtim janë përjashtuar pagesat me përfitues institucione shtetërore, apo pagesa drejt bankave të nivelit të dytë. Po njësoj është përjashtuar dhe ajo kategori transaksioni, që përkon me transfertë për shoqëri me zotërim publik.

Biznesi që ka përfituar vlerën më të lartë të transaksioneve buxhetore rezulton Shoqëria e Thjeshtë INTEKAR – ASL. Për këtë shoqëri në vitin 2023, Thesari ka regjistruar dhe ekzekutuar 14 transaksione me vlerë totale 8.27 miliard lekë, përafërsisht 80.3 milion euro. Shoqëria e Thjeshtë Intekar – Asl është zbatuesi i punimeve për Projektin “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”. Vlera totale e kontratës së ndërtimit të Tunelit të Llogorasë pa TVSH është 17.04 miliard lekë.

A-M renditet me 3.48 miliard lekë të përfituara nga Thesari i Shtetit për vitin 2023. Kjo shoqëri ka aktivitet kontraktor konsistent në punë publike me autoritetet shqiptare. Në vitin 2023 kompania ka fituar 6 punë publike me ofertë totale fituese 5.37 miliard lekë.

ShoqëriA Gjoka 87, e cila zbaton kontratën koncesionare për Ndërtimin dhe Operimin e Rrugës së Arbrit. Gjatë 12 muajve të vitit 2023, për shoqërinë Gjoka 87 janë bërë në total 4 transaksione me vlerë 2.84 miliard lekë.

Fusha sh.p.k është biznesi që mbyll listën me përfituesit më të mëdhenj nga Thesari i Shtetit për vitin 2023.  Këtë vit shoqëria ka shënuar 132 transaksione në vlerën 2.71 miliard lekë. Shoqëria rendit në pasaportën e saj një listë të gjatë kontratash publike me autoritetet shqiptare, si dhe aksione në katër shoqëri koncesionare.

Operatorët ekonomik më të paguar nga Thesari i Shtetit për vitit 2023, arkëtojnë 63.7% të vlerës totale Transaksione Thesari për 10 përfituesit më të mëdhenj, në vlerë 21.59 miliard lekë.

Vijon renditjen shoqëria Gjikuria. Në pasaportën e kompanisë ka një listë të gjatë kontratash publike me institucione të qeverisjes vendore dhe lokale, si dhe zotëruese e shoqërisë që zbaton kontratën koncesionare të ndërtimit të projektit të rrugës rrugës “Porti i Jahteve – ByPass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)”. Për vitin 2023 shoqëria ka përfituar 42 transaksione me vlerë 2.69 miliard lekë.

Infosoft Systems renditet kompania e 7-të sipas vlerës Transaksione Thesari 2023 me vlerë të arkëtuar 2.53 miliard lekë. Transaksionet e kryera në favor të kompanisë janë për arsye mirëmbajtje e sistemeve kompjuterike dhe investime në softëare.

Trans Adriatic Pipeline AG Albania, e cila zbaton në vendin tonë Projektin TAP të Gazsjellësit Trans Adriatik. Kompania ka arkëtuar për vitin 2023 dy transferta në vlerën 2.47 miliard lekë si rimbursim Tvsh-je.

  1. P. G. Company, ka përfituar për vitin 2023 transferta në vlerën 2.31 miliard lekë. Me një portofol të gjerë punësh publike në pasaportën e saj, kjo kompani gjithashtu rezulton aksionare në dy koncesione të Sektorit të Energjisë, Vepra Hidrike.

Mbyllet në mesin e kompanive që kanë përfituar më shumë vlerë parash publike nga Thesari i Shtetit 2023 shoqëria MSSC (Military System Supply Company). Kjo shoqëri për vitin 2023 ka regjistruar dhe arkëtuar 32 transaksione me vlerë gati 2.3 miliard lekë. Arsyet e pagesave për këtë shoqëri janë kompletim me armatim dhe furnizim me municione.

Nëse do bëjmë një renditje Transaksionet me vlera më të larta për 2023, një e tillë e ekzekutuar në llogari të  Trans Adriatic Pipeline AG Albania rezulton në vend të parë 2.25 miliard lekë për rimbursim Tvsh-je. Në vend të dytë pozicionohet transaksioni për 4 A-M 1.35 miliard lekë për “Ndërtimin e segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Lot 2”.

 

Kupola e oligarkisë “zhduk” investitorët

Ngërçet me investitorët  krijohen nga një sistem burokratik, i cili përdor standarte të dyfishta në marrëdhëniet me biznesin, në varësi të marrëdhënies që biznesi ka me pushtetin politik. Ndaj dhe Investimet shqiptare jashtë vendit shënuan një rekord të ri historik në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2023, vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 126 milionë euro, 40% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është edhe niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit, të paktën për periudhën e serisë statistikore të Bankës së Shqipërisë, që fillon nga viti 2008.