Kryemadhi: Në krah te Metës sot kolegë që kanë djegur mandatet. Djegia e mandateve justifikim

10
Sigal

E pyetur nëse zanafilla e përplasjes me Metën është djegia e mandateve, Kryemadhi është shprehur se: “Edhe sot në krah të z. Meta ka kolegë të mitë që kemi ndarë aksionin opozitar nga viti 2017 deri në 2021, kemi qenë bashkë në çdo betejë politike të asaj kohe, kemi ndarë mendimet se kemi bërë gabim që kemi djegur bashkë mandatet, por ajo që dua të theksoj është se një pjesë e tyre vazhdojnë të Jenë në krah të Ilir Metës dhe të ekipit të tij drejtues. Se, mirë Monika paska djeg mandatet, po pjesa tjetër që ka djeg mandatet dhe janë sot drejtues? Pra, çështja e djegies së mandateve është një lloj justifikimi, por kjo nuk i takon qytetarëve.”

Me Metën nuk ka një konflikt. Këshilltarë të gabuar çojnë në keqkuptime, është shprehur më tej Kryemadhi.

Kryemadhi: S’me ndalon dot njeri mendimin e lirë. Monika nuk bën debat duke thënë “Po shefi, shefi”.

E pyetur në lidhje me lajmet për mbledhjen e kryesisë së PL, ku është raportuar për tone të ashpra dhe konflikt fizik, Kryemadhi është shprehur se nuk ka ndodhur asnjë gjë tjetër vecse një debat me përballje idesh dhe këndvështrimesh. “Monika nuk di të bëjë debat duke thënë Po shefi, shefi” është shprehur Kryemadhi duke shpjeguar se në mbledhjen e kryësisë ka shprehur rezerva të forta për çështjet e organizimit të brendshëm të partisë dhe aksionin politik.

“Debati ka filluar me atë pacavuren e denoncimit që është firmosur nga Z. Meta sa i përket serverave të partisë. Asnjë gjë nuk ka ndodhur në selinë e PL dhe zyrën e Metës. është gënjyer Ilir Meta. Sepse kur mbledh rredh vetes njerëz që mendojnë se janë rrogtarë apo servilë sedentarë. Ata që nuk krijojnë dot aksion opozitar, do të krijojnë armiq imagjinarë. Dhe cfarë ndodh është se ai material nuk është shkruar nga një profesionist, është shkruar nga një jurist i cili nuk njeh fushën e IT.

Kjo është ajo cfarë i kam shpejguar anëtarëve të kryesisë së partisë. Kamerat e godinës së PL janë që fshihen cdo 1 jave. E dyta, ka luhatje tensioni, i cili mund të ketë cuar që të jetë fikur dhe të jetë ndezur përsëri. Ky është problem njohurish në IT. është një fantazi dhe është shpërdoruar besimi i Ilir Metës shprehet Kryemadhi, e cila thotë se Kryetari i Partisë duhet të firmosë vetëm marrëveshje të mëdha për vendin, ndërsa administrin e partisë e ka me statut Sekretari i Përgjithshëm. është e papranueshme për mua që Ilir Meta të firmosë si të ishte administrator godine, kur është idhur i shumë shqiptarëve dhe të rinjve.