“Fake news, fake news”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës: CNN këta njerëz nuk janë lajm i rremë!

Protestuesit i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga protesta e 6 kombëtare kundër ndërtimit në Zvërnec ku kërkojnë dhe dorëheqjen e kreut të maxhorancës.

Teksa në një intervistë për CNN, Rama i nervozuar iu përgjigj me “fake news” gazetares për çështjen e protestave dhe qytetarëve që janë kundër ndërtimit në zonë të mbrojtur, sot në ballë të protestës qytetarët kanë mbajtur një parullë ku i tërheqin vëmendjen rrjetit amerikan të lajmeve CNN: “CNN these people are not fake news” (CNN këta njerëz nuk janë lajm i rremë”.

NOA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë të tensionuar për rrjetin televiziv amerikan CNN, ku është pyetur mbi protestat në Shqipëri dhe debatet për projektin e lidhur me zonën e Zvërnecit. Gjatë intervistës, Rama ka reaguar ashpër ndaj disa prej raportimeve ndërkombëtare dhe pyetjeve të gazetares, duke i cilësuar ato si “lajme të rreme”. “Fake news! Fake news!”, është shprehur kryeministri, duke theksuar se në Shqipëri nuk ka një valë protestash në të gjithë vendin, por vetëm një tubim në kryeqytet.

“Fake news, fake news”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës:

Ai ka deklaruar se vendi, sipas tij, ndodhet nën një “sulm informativ” dhe “luftë hibride”, duke përmendur përhapjen e informacionit të gabuar në rrjetet sociale.

Rama ka mohuar gjithashtu ekzistencën e një projekti të miratuar për zonën e Zvërnecit, duke thënë se aktualisht janë në fazë studimesh dhe vlerësimesh mjedisore.

Intervista është shoqëruar me ndërprerje dhe replika të forta mes kryeministrit dhe gazetares së CNN, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuar të ditës në politikën shqiptare.