Pas diagnostikimit me kancer, Kate Middleton do të rikthehet në publik së shpejti

22
Sigal

“Kate Middleton dhe Princ William u dërgojnë kurajo, lutje dhe dashuri të gjithë atyre që u prekën nga sulmi me thika në Sidnej”. Kjo ishte edhe deklarata e parë publike e princeshës që prej videos prekëse, ku ndante lajmin e diagnozës me kancer.

Ky është parë si hapi i parë i Kate për t’u rikthyer pak nga pak në publik me detyrat e saj mbretërore.

Pas diagnostikimit me kancer, Kate Middleton do të rikthehet në publik

GETTY

Sipas “The Telegraph” Kate ka punuar me projekte të ndryshme nga shtëpia pavarësisht gjendjes së saj. Burime pranë pallatit mbretëror kanë zbuluar se ajo po studion mundësitë për realizuar me anë të fondacionit të saj disa kërkime për të përmirësuar jetën e të porsalindurve.

William nga ana tjetër i është kthyer ditët e fundit detyrave të tij, pasi u largua për pak kohë nga sytë e publikut, fill pas zbulimit të diagnozës së Middleton.