Panariti, i pranishëm në prezantimin e projektit pilot ‘’Sigurimi i serave me konstruksion’’

500
Për herë të parë, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, institucionet e sigurimeve, mundësojnë futjen e produkteve të sigurimit të prodhimit bujqësor në sera. Ministria e Bujqësisë, ka vijuar me fermerët e fshtatit Kuqan në Elbasan, takimet për sigurimin e prodhimeve bujqësore. Në këtë zonë, breshëri dhe përmbytja nga reshjet, u ka sjellë shpesh dëme të konsiderueshme fermerëve, kryesisht tek prodhimet e serës. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha në këtë takim se, janë 757 fermerë në të gjithë vendin, që sigurojnë prodhimet, por synohet shtrirja e skemës së mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore .
Në fjalën e tij, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, u shpreh se; ky është një mekanizëm që do t’i japë një zgjidhje përballimit të fatkeqësive natyrore. Nuk mund të zhvillohet bujqësia pa e mbrojtur atë dhe nuk mund të jetë vetëm shteti aktor i vetëm për përballimin e dëmeve që vijnë nga përmbytjet. Skemat e sigurimit të zgjerohen jo vetëm në sera, por të zgjerohen dhe në stalla, të zgjerohen edhe në pemishte, ku ne do të kërkojmë që, përveç sigurimit, të investojmë dhe në mekanizmat e mbrojtjes, në rrjetat e mbrojtjes nga breshëri. 
Për fermerët skema është e përshtatshme, pasi siç thonë edhe vetë ata, asnjëherë nuk janë dëmshpërblyer nga fatkeqësitë natyrore. ‘’Ditën e djeshme, u prishën 5 sera. Ne kemi investuar në këto sera. Une personalisht kam investuar 60 milionë lekë, sigurisht me ndihmën e bankës. Prandaj ne pikerisht këtë kërkojmë, të ndihmohemi në raste fatkeqësisht natyrore, nëpërmjet sigurimit ‘’, u shpreh njëri nga fermerët e pranishëm. Një tjetër fermer i kësaj zone, thotë se, ‘’Ne jemi shumë të kënaqur për këtë lloj sigurie, që po na japin Ministria e Bujqësisë dhe institucionet e sigurimeve.
Sigal