Presidenti Meta dekoron me titullin ”Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët: Sukseset tuaja, pjesë e trashëgimisë sportive

245
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka dekoruar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara.

Kreu i shtetit shkruan në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, se i dekoron me këtë titull në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në sportin e gjimnastikës dhe rezultateve të shkëlqyera të arritura brenda dhe jashtë vendit, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Po ashtu, Presidenti shprehet se sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësim dhe respekt të përhershëm.

“Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t’i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë”,- shkruan në fund Meta.

Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit: 

 

Kënaqësi të çmoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy gjimnastët kampionë, vëllezërit Ferdinand dhe Arben Mara, në mirënjohje për kontributin e tyre të spikatur në zhvillimin cilësor të sportit të gjimnastikës dhe rezultatet e shkëlqyera të arritura brenda e jashtë vendit, që na kanë bërë krenarë të gjithëve.
Sukseset e tyre janë tashmë pjesë e trashëgimisë më të mirë sportive, duke merituar vlerësimin dhe respektin tonë të përhershëm.
Përmes këtij vlerësimi, ne ndihmojmë dhe i nxisim fëmijët dhe rininë të largohen nga veset për t’i orientuar drejt vlerave më të mira sportive dhe modeleve frymëzuese të suksesit në karrierë dhe jetë.