” Çuçi, ku je?” Vangjel Tavo: Eja t’u flasësh familjeve të thjeshta përse janë pa punë

167
Sigal

Drejtuesi i LSI në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, ka publikuar një video të Bledi Çuçit, i cili premton në zgjedhjet e 2017 4200 vende të reja pune në Gjirokastër.

“Ky ishte premtimi i mashtruesve mavi”, -thotë Tavo në një postim në facebook.

Më tej, Vangjel Tavo i bën thirrje Çuçit të shkojë e të takojë familjet e thjeshta që kanë ngelur papunë dhe rininë që endet rrugëve pa shpresë.

Në vijim postimi i plotë në Facebook: 

Miq, “Vetëm në Gjirokastër do hapim 4,200 vende të reja pune,” ishte premtimi i mashtruesve mavi në vitin 2017. Dhe jo vetëm që nuk hapën asnjë vend pune, 🅾️ zero, por edhe shkurtuan mbi 1 mijë vende pune me largimin e institucioneve dhe drejtorive nga Gjirokastra. Më 25 prill do i largojmë autorët e papunësisë dhe jo vetëm do rikthejmë drejtoritë dhe institucionet e larguara por do sigurojmë vende të reja pune për rininë dhe familjarët e qarkut tonë. Punësim – Puësim – Punësim real është premtimi dhe misioni im. Çuçi ku je? Nga ke humbur? Të pres. Eja t’u flasësh familjeve të thjeshta përse janë pa punë. Shpjegoju rinisë përse enden rrugëve të pashpresë dhe duan tē largohen nga vendi. Flasim dhe për ato të tjerat. E di vetë ti. Ku dhe kur të duash ti.