Takim impresionues me banorët e Lurës.

Lura që i qëndron si “Perlë” mbi kurorë Dibrës dhe gjithë Shqipërisë.

Lura me gjithë ato bukuri natyrore.

Lura me 7 liqenet e mrekullueshme akullnajore më lartësi mbi 1700 metra.

Lura me pyjet ku gjenden drurë të rrallë, mbetet e pa aksesueshme.

Flitet për turizëm, por që nuk është investuar kurrë.

Lura e 100 fshatrave vetëm propagandë Rilindase.

Për 8 vjet vetëm mashtrime.

Në 8 vjet vetëm abuzime, me fondet dhe tenderat për turizmin.

Kjo braktisje do të ndëshkohet me votë me 25 prill.

Qeveria Basha ka në programin e saj prioritetet e përcaktuara.

Do të ndërtohet infrastruktura rrugore.

Do të ndërtohet infrastruktura turistike dhe do të mbështeten me grante bujtinat dhe resortet turistike.

Do të mbështeten me subvencione bujqësia, blegtoria, baxhot e përpunimit të qumështit.

Do të rriten pagat, pensionet dhe do të dyfishohet ndihma ekonomike.