Bardhi: Sondazhet e nxjerrin PD-në me më shumë vota sesa PS-ja

293
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, teksa ka folur për ndryshimet statutore për kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie, nënvizoi se do të jenë anëtarët e partisë që do të përzgjedhin emrat. ”Do të ketë propozime nga anëtar, seleksionim nga komisioni vlerësimi me 5 anëtar që ende nuk është formatuar. Ka pasur kontakte me disa themelues të PD, mes të cilëve dhe Genc Ruli për të qenë pjesë e këtij komisioni pasi do të përbëhet nga individë që nuk kanë ambicie personale. Më pas do të ketë vendimmarrje nga ana e Kryesisë dhe më pas lista do të miratohet nga Këshilli Kombëtar”. Bardhi foli dhe për sondazhet, ku sipas tij, PD-ja del parti me mbështetje më të madhe sesa PS-ja. ”PD në këtë moment sipas sondazheve është mbi PS, por kjo nuk ka të bëjmë e PD apo PS. Koalicionet janë aktualisht në ligji dhe do të duhet dakordësi mes palëve për të pasur një ndryshim të rregullave të lojës. Opozita ka marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje”.