Kryemadhi: Sot shqiptarët ndjejnë më shumë se kurrë arrogancë e shtetit e rritje e taksave

361
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në qytetin e Fierit.

“Ky takim është në vazhdën e takimeve që LSI nuk i ka thjesht në kuadrin e takimeve por i ka dhe në kuadrin e e shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë. Ju e dini që prej mesë dy tre muajsh kemi qenë në fushatën e anëtarësimeve të reja të LSI-së, e cila ka të bëjë më pjesëmarrjen dhe angazhimin e të rinjve dhe të rejave në LSI por jo vetëm të të rinjve por dhe të çdo qytetari apo qytetare të cilët kërkojnë të jenë pjesë e LSI. Sot dua që me ju të ndajmë disa gjera sepse angazhimi ynë dhe puna jonë e përditshme do të jetë e pandalur për shkak të problemeve që ka sot Shqipëria.

Ju e dini që moto e LSI është “Shqipëria shtëpia jonë”. Dhe në fakt prej kohësh Shqipëria nuk shihet më si një shtëpi. Sot qyteti i Fierit më shumë se kushdo tjetër e ndjen mungesën e të rinjve dhe të rejave, e ndjen mungesën e familjeve të reja, e ndjen mungesën e biznesit, të investimeve, e lëvizjes së ekonomisë. Ndjen çdo ditë taksat e larta, të cilat i vijnë çdo ditë qytetarit të Bashkisë së Fierit në derën e shtëpisë. Ndjejnë çdo ditë çmimet e larta të cilat vijnë si rezultati i mosfunksionimit të ekonomisë, jo vetëm të Bashkisë së Fierit por që nga Tirana dhe në çdo cep të Shqipërisë. Ndjen çdo ditë e më shumë mungesën e shtetit dhe arrogancën e nëpunësve civilë apo dhe të administratës së Bashkisë, ndaj qytetarëve. Ndjen mungesën e ilaçeve dhe të shërbimeve në spitale dhe ndjen çdo ditë dhe më shumë të rrezikuar dhe të riskuar fëmijët e tyre jo vetëm nga injoranca por dhe nga abuziviteti dhe perversiteti që Rilindja ka futur dhe ka shtrirë në shkollat e shqiptarëve. Ju jeni koshient për ngjarjen e para disa ditëve që ndodhi në një nga emisionet investigative ku sesi një nxënës kërkonte të abuzonte me nxënësen e tij, me një minorene. Ju e ndjeni çdo ditë sesi në xhepin tuaj jo vetëm pakësohen para por shtohen faturat e larta të energjisë elektrike, të ujit, të taksave të Bashkisë e shumë më shumë pagesa të tjera që ju duhet të bëni çdo ditë. Ndjeni sesi rriten faturat e kopshteve apo e shkollave e shumë e shumë të tjera. Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen nga Shqipëria, që të ndihen jo vetëm të rrezikuar por të ndihen të varfër”.