Futen për të grabitur, shqiptarët lidhin dhe masakrojnë të moshuarin

465
Sigal

Katër persona u arrestuan për grabitje ndaj një 85-vjeçari në Lignano të Italisë natën midis të enjtes dhe të premtes

Personat e ndaluar sipas mediave italiane ishin shqiptarë dhe pas arrestimit janë dërguar në burgun e Udineses.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Sparta, aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.