Paralajmërimi/ Ja qarqet ku nesër priten përmbytje të shumta

45
Sigal

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se në cilat qarqe parashikohen reshje të dendua shiu në ditët në vijim.

Sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Njoftimi i Emergjencav:

Informacion nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Rreshjet pritet të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e martë, dt.07) priten reshje të dobëta lokale në qarqet veriore.

Nesër (e mërkurë, dt.08) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive, ndërsa në qarqet Elbasan, Fier dhe Berat priten reshje mesatare.

Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve për momente të shkurtra mund të krijojë probleme të ndryshme si dhe vërshime të ujit në zonat urbane në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

Në kohët e sfidave, unitet dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment.