Fitnete Rexha, simbol i muzikës të Shqipërisë së Mesme

991
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Me rastin e 88-vjetorit të lindjes

Këngëtarja me 200 këngë dhe 10 mijë koncerte, që i qëndroi besnike këngës shqiptare

Fitnete Rexha ishte një artiste e madhe e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, një artiste që me artistët e tjerë të brezit të saj shënuan historinë e AKVP (Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore) dhe veçanërisht të këngës popullore qytetare tiranase. Fitnete Rexha u lind në Tiranë më 3 prill 1933 në një familje atdhetare, ku kreu arsimin fillor e të mesëm. Me këngën popullore tiranase e të Shqipërisë së Mesme, u lidh që kur ishte e vogël, që në moshën 7-8 vjeçare, tek këndonte nëpër dasma, apo edhe mjedise familjare. Fitnete Rexha , vdiq në Tiranë më 14 gusht 2003. Mban titullin “Artiste e  Merituar”-1961.

Në rrjedhën e viteve

Fitnete Rexha mbetet një ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, kryesisht të muzikës popullore qytetare tiranase. Fitnetja bie në kontakt me traditën e muzikës popullore qytetare tiranase në familjen e saj. Vajza më e vogël e Bab Rexh Delisë “Hero i Popullit”, familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës, kultivonte prej shumë brezash këngën popullore. Rreth moshës 15 vjeçare këndon dhe regjistron këngët e para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka. Orkestrina përbëhej nga muzikantët Skënder Reka-fisarmonikë, Liu i Nushit dhe Çerçiz Mehmeti-violinë, Reshit Shehu-dajre, Mustafa Zyberi-klarinetë, Riza Selita-kontrabas, Emil Miloti dhe Fadili i Ansamblit të Ushtrisë në kitarë. Fillimisht fillon punë si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë A.K.V.P-së (Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore) në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981. Regjistrimet muzikore të saj gjenden kryesisht në dokumentacionet e Radio-Tiranës.

Vlerësimet

Akademik. Prof. Çesk Zadeja ka thënë se “Sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Zonja Rexha, është konsideruar dhe bilbili i këngës popullore të Shqipërisë së Mesme. Kompozitori dhe bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar, z.Tish Daija ka thënë për BBC-në se “Fitnete Rexha ishte reformatore e muzikës së Shqipërisë së Mesme. Vlerësimi im për Fitnete Rexhën si këngëtare e këngës së Shqipërisë të Mesme është maksimal,”

Një foto e veçantë e vitit 1973

Fotua është e vitit 1973 ku shprehet bukur e plot dritë portreti i këngëtares e veshur me kostum popullor duke interpretuar një këngë popullore qytetare të Tiranës. Sipas Petrit Ristanit, djalit te Vasil Ristanit, këtë kostum e kanë veshur për të dalë në fotografi vajza dhe nuse të Tiranës,që i gëzoheshin faktit që ishte kostumi me të cilën Fitnete Rexha dilte në skenë.

Vlerësime jashtë shtetit

Në vitin 1957 mori pjesë me grupin e Shqipërisë në Festivalin Botëror të Rinisë në Moskë, e vlerësuar këtu me vendin e tretë në nivel botëror.

Më 1959 në Festivalin e Tretë të Rinisë në Vjenë, në përbërje të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, denjësisht paraqitet edhe në Festivalin e Helsinkit më 1961 si dhe në vende të tjera të Europës. Sukses të madh ka korrur në Kosovë më 1970 dhe ’71 në përbërje të A.SH.K.V.P (Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore). Kur këndonte këngë të Isuf Myzyrit në Kosovë, priteshin me entuziazëm dhe me lot në sy.

Në Tiranë

Artdashësit e Tiranës dhe Shqipërisë e kujtojnë për koncertet e shumta dhe këngët e saj të bukura si: “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “M’u aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” , “Ti moj delja, delja rude”, “Pse më rrin kaq vranu”, “Kënga e unazës”, “Jallah ç’është kjo jeta”, “Kënga e Rexhës”, “Qyqja e behari”, “Qan lulja për lulen”, “Kënga e Mine Pezës”, “Shoqet e t’ua moshatare”, “M’u aty te shtat zymbulat”, etj.  Në 50 vjet me këngën në repertorin e saj ka rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme.
Jeta dhe veprimtaria e saj si këngëtare është e shkruar dhe në librin e Skënder Farkës “Flet Fitnete Rexha”.

Kosova dobësia e saj

Në një intervistë pak para vdekjes këngëtarja jonë e madhe kishte deklaruar: “Kur shkoj në Kosovë, unë them me plot gojën se atje marr forcë të re. Sa herë shkel tokën e Kosovës, kujtoj edhe koncertet e para të 1971-it, emocionet dhe dashurinë për Kosovën. Kujtoj atë kur i madh e i vogël zinin e brohorisnin me aq dashuri e mall për Shqipërinë. Ndaj, edhe sot kur planifikoj të shkoj në Kosovë, kryesisht në Prishtinë e Gjakovë, e di që duhet të shkoj shumë më përpara se sa e palnifikoj, ngaqë kam shumë adhurues, miq e dashamirës, që kërkojnë të takohen gjatë gjithë rrugës. Kosova për mua është një mrekulli e veçantë shqiptare…. Ajo më shoqëron ngado që shkoj, ajo më bën të jem gjithmonë aty ku edhe e kam filluar për herë të parë pikërisht në vitin 1951 kur edhe kam dhënë koncertin e parë. Pikërisht, atëhere kur mora pjesë në një festival të Tiranës, me disa këngë të Shqipërisë së Mesme, ku edhe u nderova me çmimin e parë.

Karriera e pasur

Gjatë karrierës ka arritur të inçizojë mbi 200 këngë të sajat duke mos përfshirë këtu këngët që ka kënduar nga repertori i të tjerëve. Ndërsa shfaqje zyrtare ose koncerte ka dhënë rreth 10. 800 të tilla, duke mos përfishirë këtu ato ku ka marrë pjesë si mysafire e rastit ose ndonjë aheng. Për më se 45 vjet i ka qëndruar,  besnike këngës shqipe, pa e ndalur asnjë moment dhe pa e huazuar atë.

Disa prej këngëve më të njohura të saj:

Aman Jalla Ç’është Kjo Jetë – Fitnete Rexha
Ç’u Dëshirush Me Të Pa Ty – Fitnete Rexha
Bubullin Ke Shomi Kavajës – Fitnete Rexha
Bukuroshja E Lalës – Fitnete Rexha
Çelin Lule Trandafilat – Fitnete Rexha
Dashurinë që Kam Për Ty – Fitnete Rexha
Dil të Shoh me Sy – Fitnete Rexha
Dy të Bukura – Fitnete Rexha
Edhe Gurët e Sokakut – Fitnete Rexha
Erdh Pranvera – Fitnete Rexha
Fërfëllij Fëllanza N’ujë – Fitnete Rexha
Fustani me Pika – Fitnete Rexha
Hypi Djali në Mollë – Fitnete Rexha
Jeleku Kadife – Fitnete Rexha
Karafili në Saksi – Fitnete Rexha
Kënga e Bajram Currit – Fitnete Rexha
Kënga e Sulë Mustafës – Fitnete Rexha
Ke Selvitë e Namazgjasë – Fitnete Rexha
Këndon Bylbyli – Fitnete Rexha
Kënga E Halit Garnisë – Fitnete Rexha
Kënga E Rexhep Ademit (Carungut) – Fitnete Rexha
Këputa një Trëndafil – Fitnete Rexha
Kno Moj Qyqe se Po Vjen Behari – Fitnete Rexha
Krisi Pushka Gjemoi Deti – Fitnete Rexha
Kumuri e Elbasanit – Fitnete Rexha
Leu Dielli N’at Buzë Mali – Fitnete Rexha
Lule Për Ty Enver – Fitnete Rexha
Ma Mire në Fshat se në Qytet – Fitnete Rexha
Ma Ven Qeleshen mbi Sy – Fitnete Rexha
Martanishin Sun e Shtroj – Fitnete Rexha
Me Gëzim po Shkoj në Punë – Fitnete Rexha
Më Shikon me Buzë në Gaz – Fitnete Rexha
Merr Gjergjefin – Fitnete Rexha
Moj Dashnore të Bekoftë Perendia – Fitnete Rexha
Moj e Bukura Sy Mëshqerrë – Fitnete Rexha
Moj Tiranë e Bukur – Fitnete Rexha
Mun Aty Ke 7 Zymbyla – Fitnete Rexha
Mun Aty ke Shtatë Zymbylat – Eranda Libohova & Fitnete Rexha
Një Lulishte me Trëndafila – Fitnete Rexha
Oh Këtë Unazë – Fitnete Rexha
Për Midis Pazarit të Durrësit – Fitnete Rexha
Po Filloj me t,u Ankue – Fitnete Rexha
Po Shkon Goca me Korr në Arrë – Fitnete Rexha
Qan Lulja për Lulen – Fitnete Rexha
Shamia e Beqarit – Fitnete Rexha
të Desha Me Hakikat – Fitnete Rexha
Trëndafilin Kur ta Dhash – Fitnete Rexha
Unë Jam Djal nuk Jam Plak – Fitnete Rexha etj.