Skënderbeu bën surprizën në “Air Albania”, Tiranën e shpëton një dredhi e Kale

577
Sigal

Skënderbeu ndal serinë prej shtatë fitoresh radhazi të Tiranës në kampionat duke i marrë një barazim shumë të luftuar 1-1,  në kryeqytet. Skuadra e Ilir Dajës ishte shumë pranë tre pikëve por në fund u ndëshkua nga një dredhi e Kale i cili shpiku një gol të diskutueshëm nga asgjë.

Korçarët luajtën të tërhequr në pritje të kundërsulmit dhe kjo ishte mënyra se si goditën prapavijën bardheblu që në pjesën e parë me Bregun (28′). Tirana dominoi mbajtjen e topit por kishte vështirësi që të gjente rrjetën dhe u desh një shpikje e Kale, që të vinte goli i barazimit, vetëm dhjetë minuta para fundit të sfidës, në të 80′.

Në fund, Skënderbeu edhe mund ta kishte fituar ndeshjen, por Gripshi, ashtu si ndaj Bylisit, nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë në shtesën e ndeshjes. Barazimi bashkon Tiranën me Kukësin në vendin  e parë, ndërsa Skënderbeu i ikën vendit të 8 në renditje që çon në play-off.

Tirana-Skënderbeu 1-1
80′ Kale / 28′ Bregu