MEMEJA/ Parlamenti voton ligjin e ri, Rama ‘merr drejtimin’ e Gjykatës Kushtetuese

194
Përfundon pritja disa-vjeçare. Gjykata Kushtetuese më në fund plotëson vakancat e saj.

Në krye të saj zgjidhet kryeministri Edi Rama, ndërsa anëtarë Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.

Kjo është ajo çfarë kërkon të tregojë ish deputeti demokrat Klevis Balliu me memen e publikuar në rrjetet sociale.

Reagimi i Balliut vjet pas votimit në Kuvend të ndryshimit të ligjit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që sipas opozitës është anti-kushtetues.

NDRYSHIMET

Në nenin 8, pika 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si data e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.”

Kujtojmë këtu se, për të njëjtën çështje, mazhoranca kishte kërkuar këshillën e Komisionit të Venecias, por nuk priti përgjigjen e këtij të fundit.