Fjalimi i Kurtit në Munih ishte inspiruar nga Ukshin Hoti

432
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë në Munih, përball  presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq bëri një fjalim që bëri jehonë të madhe në Kosovë.

“20 vite më parë, gati të gjithë ju, na ndihmuat neve që të çlirohemi nga Serbia. Unë mendoj se tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.”, u shprehë Kurti.

 

Kurti duket se për këtë fjalim, është inspiruar nga veprimtari dhe aktivisti, Ukshin Hoti.  Sa kishte qëndruar në burg, Hoti kishte bërë shkrime të shumta  kontest politik e shoqëror.

Një nga 10 këshillat që kishte lënë për popullin e Kosovës ishte:

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizmit të saj të ardhshëm.”

Kjo këshillë e Ukshin Hotit ngjason shumë me fjalimin që Albin Kurti e pati mbrëmë.

“Ai është teoricieni më i mirë që kemi pas në si shqiptarë në shekullin 20”, e kishte quajtur dikur Kurti, veprimtarin Hoti. /Indeksonline/