Luan Baçi: Fieri në varfëri, oligarkët e bashkisë miliardierë

243
Sigal

 

Në  Darzëz  NJ.V. Dermenas, Fier,  vazhdojnë punimet e shkollës, nga Bashkia Fier. Edhe këtë vit nxënësit do të hallakaten rrugëve, me vështirësi transporti dhe shumë probleme të tjera. Gjithsesi, banorët e kanë mirëpritur ndërtimin e shkollës së re, por si gjithmonë, abuzimet dhe vjedhjet e bashkisë dhe drejtuesve të saj, janë të paimagjinueshme. Punime jo cilësore, rrethimi i shkollës jo sipas projektit fillestar dhe jo nga firma fituese e tenderit, por nga punonjës të lodhur të bashkisë dhe me blerje materialesh, nga vetë bashkia, pa oferta dhe ku të duan ata. Gjysmën e themelit të murit rrethues, lanë themelin ekzistues dhe të tjera si këto. Sms e dërguar nga banorë të zonës, ku denoncojnë dhe akuzojnë drejtues të bashkisë, për tombinot e  shkarkimeve të ujërave të zeza, që janë përdorur, jo cilësore, jo të kohës, por tombino betoni dhe për më tepër nga ” baçja e vet” thonë banorët. Pra firma furnizuese me këto tombino ëshë në pronësi të drejtuesve të bashkisë. Shkelje flagrante e ligjit, abuzim dhe vjedhje, kjo i ka shoqëruar dhe vazhdon t’i shoqërojë në gjithë veprimtarinë e tyre, “rilindasit” e Ramës dhe të Subashit të emëruar, të Bashkisë Fier.