Xhensila Seferi: Peripecitë e modelingut në vorbullën e Covid-19

645
Sigal

Shqipëria një destinacion për këdo dhe jo vetëm në kohë pandemie

 

Një nga vajzat e bukura të ekranit siç është dhe …… në një intervistë për gazetën ” Telegraf”  flet për situatën famëkeqe që u krijua nga pandemia Covid-19. Ajo tregon për ankthin që ka ndjerë për shkak të  kufizimeve në punën e modelingut dhe si i ka kaluar pushimet verore në vorbullën e pandemisë. Ajo shprehet se kjo situatë nga ka bërë të jemi më të kujdeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

A mendon se pandemia ka ndryshuar jetën sociale?

Deri diku po. Por, do të thoja se thjesht na ka bërë më të kujdesshëm kundrejt detajeve që më parë nuk mund t’i dallonim, pasi meraku ekzistonte thjesht si term. Megjithatë, nëse sheh rrotull, gjërat janë rikthyer në normalitet si dikur! Sa i përket pushimeve verore, që fillimisht u rrezikuan për shkak të koronavirusit.

Si kanë qenë të tuat sivjet?

Do të them kur t’i mbaroj, (përtej shakave!) Sigurisht që këtë vit ndryshe nga herët e tjera, patëm mundësinë,të detyruar praktikisht, që të vizitonim gjithë Shqipërinë nga një cep në një tjetër dhe flas për plazhet! Ishte njësoj si të ishe parë në pasqyrë me nxitim çdo mëngjes, por kurrë me detaje.  Le të themi që bregdetet e mrekullueshme që ka Shqipëria tashmë mund t’i konfirmoj me plot gojën,  si një destinacion për këdo dhe jo vetëm në kohë pandemie!

A ishte e vështirë për modelet apo fotomodelet kjo verë dhe periudhë?

Sigurisht që po! Kur ke shumë kufizime edhe puna e modelingut ka pengesa të mëdha. Natyrisht, udhëtimet jashtë vendit, setet e ndryshme, ndryshojnë pak destinacion dhe objektiv, por të paktën reklama më e bukur iu bë vendit tonë, Shqipërisë! Ka edhe kjo anët pozitive.

 Dhe si u prit e gjitha kjo nga fansat?

Le të themi, njësoj! Madje, në disa raste edhe më mirë. Për ata, fakti që edhe një fotomodele pozon dhe pushon brenda Shqipërisë, është motivues. E shoh me shumë pozitivistet.  Të qëndrojmë pak te aspekti kulturor dhe sigurisht i artit e muzikës: këngëtaret e kanë pasur të vështirë për mbylljen e klubeve të natës e drejtë, për ato ka qenë më ndryshe kjo verë, shumë më ndryshe. Por, siguria e jetës së njeriut vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Megjithatë, jam optimiste se kjo periudhë do të kalojë.

Të janë dukur disi strikte rregullat e vendosura? Dhe në gjykimin tuaj a mendoni se duhet hartuar një plan ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë për evente të tilla?

Të mos harrojmë që bota u përball me një pandemi dhe situatë të re, për të cilën e kishte të vështirë të ishte e përgatitur dhe reagonte menjëherë… Pak nga pak, do të zgjidhen të gjitha! U besoj institucioneve, sepse po mundohen për më të mirën.

Ju falëminderit!