Kush është vendi që prodhoi robotin që teston COVID-19

337
Sigal

Cira-03 është roboti më i ri i krijuar nga inxhinieri, Mahmoud El Komy për të kontrolluar pacientët me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat shprehen se ky robot është shumë më i saktë se tamponi normale dhe se mund të kujdeset për një të infektuar si personeli mjekësor. Roboti është krijuar në formën e një njeriu. Ai ka kokë dhe krahë të ngjashëm me njeriun dhe mund t’i bëjë analiza gjaku një personi, të kryejë ekokardiamë dhe të bëjë rreze X.

Ai i shfaq rezultatet e analizave në ekranin që ka bashkëngjitur në gjoksin e tij. Inxhinieri elektromagnetik që e prodhoi robotin, u shpreh se u përpoq që ta krijonte atë sa më njerëzor të jetë e mundur pasi kishte frikë nga reagimi që do të kishin pacientët. Më tej, ai tha se pacientët e mirëpritën robotin dhe se kanë shumë besim te ai.

“Unë u përpoqa ta bëja robotin të duket më njerëzor, në mënyrë që pacientët mos të frikësohen. Ka pasur një përgjigje pozitive nga pacientët. Ata panë robotin dhe nuk kishin frikë. Përkundrazi, kanë më shumë besim të ai sepse roboti është më i saktë se njerëzit,” tha ai.

Cira-03 i teston pacientët me Covid duke futur krahun në gojën e tyre. Roboti tani është në testim e sipër në një spital të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro. Roboti gjithashtu po përdoret edhe për të matur temperaturën e kujtdo person që dyshohet se ka Covid-19.