Nga 1 dhjetori mësimi i alternuar/ Nxënësit: Duam të rrimë në shkollë

322
Sigal

Duke nisur që nga 1 dhjetori nxënësit e klasave të 6 deri të 11 do të zhvillojnë mësim në mënyrë të kombinuar edhe në shtëpi edhe në klasë.

Ndarja do të bëhet sipas javëve tek dhe çift. Në javët tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online. Në javët çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

Shumica e nxënësve janë shprehur se kjo skemë mësimi është shumë e ndërlikuar. Më mire do ishte në shkollë, sepse aty e kuptojmë më shumë mësuesen janë shprehur disa prej tyre.

Gjatë mësimit online mësuesit nuk do të vendosin nota, sipas udhëzuesit të ministrisë së arsimit nxënësit do të vlerësohen vetëm për periudhën e mësimit në klasë. Prindërit do të njoftohen për variantin e mësimit të javës së ardhshme të premten pasi drejtoria e shkollës në bashkëpunim me zyrën vendore arsimore të kenë marr vendimin.

Përjashtim nga kjo mënyrë e përzier mësimdhënie do të jetë për klasat e arsimit fillor, nga e para deri në të pestën dhe për maturantët Si dhe në shkollat ku numri i nxënësve është i vogël dhe nuk ka situatë te rënduar prej virusit sars-cov2 mësimi do të zhvillohet vetëm në ambjentet e klasës.