Vetingu/Emër për emër, gjyqtarët dhe prokurorët e komunizmit që largohen të parët

672
Sigal

Gazeta Telegraf/


Furtunë shkarkimesh në
Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurori, Avokati dhe Noteri

Media ka hulumtuar në
jetëshkrimet e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë sistemin e aktual të
drejtësisë dhe ka evidentuar se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe
asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit komunist.

 Gykata Kushtetuese,
Gjykata e Lartë, të gjitha nivelet e sistemit, të mbushur me hetues të kohës së
diktaturës. Lustracioni i munguar gjatë tranzicionit 26-vjeçar mund të
realizohet përmes reformës në drejtësi, që për ironi të fatit është drejtuar
nga një ish-hetues i kohës së komunizmit, Fatmir Xhafaj

Janë me qindra gjyqtarë
e prokurorë, të cilët kanë mbushur moshën 55 vjeç dhe kanë përvojë të gjatë në
sistemin e drejtësisë, madje qysh nga koha e komunizmit. Media ka hulumtuar në
jetëshkrimet (CV) e gjyqtarëve të rëndësishëm që dominojnë sistemin e aktual të
drejtësisë dhe ka evidentuar se gjysma e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe
asaj Kushtetuese, kanë punuar si gjyqtarë apo hetues gjatë sistemit
komunist.  Përveç këtyre dy
institucioneve, ndër më të rëndësishmet e sistemit të drejtësisë, në pjesën
tjetër nëpër gjykata dhe prokurori në Tiranë e në rrethe, janë me qindra
prokurorë e gjyqtarë që kanë përvojë pune, kryesisht si hetues në sistemin
komunist. Ata kanë vazhduar karrierën e tyre në sistemin e drejtësisë, pas
vitit 1990, në varësi të lidhjeve që secili prej tyre ka patur me të majtën ose
të djathtën. Shumë prej atyre që kanë punuar hetues në kohën e diktaturës kanë
mbërritur deri në nivelin e kryetarit të Gjykatës Kushtetutese, të Gjykatës së
Lartë apo edhe të Prokurorit të Përgjithshëm, pas viteve ’90.

Kushtetuta e re i
përjashton nga sistemi

Ka një nen në
kushtetutën e re pas miratimit të Reformës në Drejtësi, i cili i jep kësaj
kategorie prokurorësh e gjyqtarësh, mundësinë të largohen nga sistemi i
drejtësisë përmes dhënies së dorëheqjes por duke përfituar pension të plotë. Ky
nen është një farë anmistie për këtë kategori që reforma në drejtësi tenton t’i
largojë butë nga sistemi. Ata përfitojnë nga kjo anmisti, megjithëse kanë
qeverisur këtë sistem të kalbur drejtësi për 26 vite dhe kanë njollën e madhe
të përvojës së hetuesit në kohën e komunizmit. Dihet tashmë aktiviteti kriminal
i organit të hetuesisë në sistemin komunist dhe po kaq kriminal është edhe
ngritja e një sistemi korrupsioni për 26 vjet, të cilin ne e kemi quajtur
sistemi i drejtësisë. Ata nuk mund të ishin pjesë e këtij sistemi pa bekimin e
politikës, pasi dy palët në bashkëpunim me njëra-tjetrën, drejtësia dhe
politika, e kanë gatuar këtë sistem korrupsioni, nga i cili Shqipëria është
dënuar të jetë vendi më i varfër në Europë. Të dhënat për anëtarë të Gjykatës
së Lartë dhe asaj Kushtetuese gjenden në faqet zyrtare të këtyre dy
institucioneve.

Gjykata Kushtetuese

1.     
Vladimir Kristo, lindur më 25.04.1947 në
Korçë. Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në
vitin 1969. Nga viti 1969 deri në vitin 1983, ka ushtruar detyra të ndryshme
pranë organeve të drejtësisë në Shkodër dhe në Tiranë dhe në vitet 1983-1992 ka
qenë përgjegjës i Sektorit të Studimeve në Prokurorinë e Përgjithshme.

2.     
Sokol Berberi, lindur më 07.01.1967 në
Kajro. Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë të UT-së, ka punuar pranë
organeve të drejtësisë në Tepelenë.

3.     
Gani Dizdari, lindur më 30.04.1949, në
Tropojë. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin
1972. Ka punuar si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tropojë, në periudhën
1973-1982 dhe si prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Departamenti
Gjyqësor, në vitet 1982-1989. Nga viti 1989 ka qenë prokuror pranë Gjykatës së
Kasacionit, dhe në periudhën 1995-1999 ka ushtruar detyrën e
Zëvendës-Prokurorit  të Përgjithshëm.

4.     
Besnik Imeraj, lindur më 6.12.1954, në
Tiranë. Diplomuar për Drejtësi, në vitin 1977, në Universitetin e Tiranës. Në
periudhën 1977-1991 ka ushtruar detyra të ndryshme pranë organeve të drejtësisë
në Elbasan dhe Tiranë.

Gjykata e Lartë

1.     
Ardian Dvorani, ka lindur në Korçë në 20
shkurt 1966. Në vitin 1988 është diplomuar jurist në Universitetin e Tiranës.
Ka shërbyer si prokuror në  Prokurorine e
Rrethit Gjyqësor Shkodër në  periudhën
1988-1991.

2.     
Arjana Fullani, ka lindur në Tiranë më 3
Shtator 1965. Eshtë diplomuar për drejtësi në Universitetin e Tiranës,
Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1987 me rezultate të shkëlqyera dhe në 2007 ka
marrë titullin Master i Ligjeve (LLM). Fullani ka ushtruar funksionin e
Prokurores pranë sektorit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë në vitet 1987-1992

3.     
Tom Ndreca, është diplomuar në vitin
1980, me titullin Jurist, pranë Universitetit të Tiranës në fakultetin e
Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë. Z. Ndreca për një periudhë 4
vjeçare ka ushtruar detyrën e prokurorit gjyqsor dhe prokurorit të rrethit,
pranë prokurorisë së rrethit Mirditë.

4.     
Mirela Fana (Gjylameti), lindur në
vitin  1966 në Tiranë. Zj.Fana është
diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 1988. Zj.
Fana ka ushtruar detyrën e hetueses pranë Hetuesisë së Rrethit të Mirditës, në
periudhën 1988-1991.

Gjykatës, prokurorë e
avokatë të kohës së komunizmit në të gjitha nivelet e sistemit të drejtësisë

 

Të dhënat e mëposhtme
janë marrë në një dokument zyrtarë i viteve të fundit, publikuar nga zyra e
shtypit e presidencvës lidhur me kandidatët për të zënë vendet e mbetura bosh
në Gjykatën e Lartë. Kandidatët janë gjyqtarë, prokurorë avokatë, pjesë e
rëndësishme e sistmit gjatë tranzicionit. Nga lista e gjatë e kandidatëve kemi
shkëputur disa prej tyre që në cv kanë vite angazhimi si hetues apo gjyqtarë në
kohën e komunizimit.

Njoftimi nga presidenca

Drejtoria e Informimit
Publik të Institucionit të Presidentit, në vijim të njoftimit mbi kriteret dhe
standardet e sugjeruara nga grupi i punës së asistencës ligjore pranë
Presidentit të Republikës, bën publike listën e plotë të aplikuesve për anëtarë
të Gjykatës së Lartë. Siç mund të shihet, edhe personat që kanë konkuruar dalim
me lidhje të forta dhe me stash të gjatë në sistemin e kaluar komunist. Ja të
gjitha kandidaturat:

1.     
Vangjel Kosta, ish anëtar në Gjykatën e
Lartë, Pedagog në Shkollën e Magjistraturës prej tetë vjetësh. Gjyqtar në
gjykatën e durrësit nga vitit 1983-1991. Është akuzuar se ka marrë pjesë në
gjyqe politike në kohëne diktaturës.

2.     
Martin Deda, hetues në Prokurorinë e
Rrethit Tiranë për dhjetë vjet, zv/kryetar gjykate i Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë për pesë vjet, ish anëtar i KLD-së, aktualisht gjyqtar i
Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3.     
Maringlen Rrapi, hetues për njëzet e një
vjet, prokuror për tre vjet, aktualisht noter prej njëmbëdhjetë vjetësh, autor
tekstesh juridikë.

4.     
Roland Përmeti, Prokuror në Prokurorinë
e Rrethit Krujë për katër vjet, hetues në Hetuesinë e Tiranës për shtatë vjet,
avokat për shtatë vjet, Kryetar i Komisionit të Shërbimit Civil për pesë vjet.

5.     
Skënder Demiraj – Prokuror për njëzet e
nëntë vjet, aktualisht avokat.

6.     
Zamir Moçka (Stefani), hetues për dhjetë
vjet, Gjyqtar për dymbëdhjetë vjet, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Shërbimeve
Juridike në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

7.     
Lefter Jahaj, gjyqtar prej 26 vjetësh,
aktualisht Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej katërmbëdhjetë vjetësh.

8.     
Hanëme Bakija, gjyqtare për
shtatëmbëdhjetë vjet, aktualisht avokate prej katërmbëdhjetë vjetësh.

9.     
Fatmir Tartale, hetues në Tiranë për
gjashtëmbëdhjetë vjet, zëvendësdekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT për një
vit, aktualisht pedagog në Universitetin Publik, në Akademinë e Policisë.

10. 
Fatos Dervishi, hetues për pesë vjet,
ish-Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, avokat në SHBA prej dhjetë vjetësh.

11. 
Bashkim Caka, hetues në Hetuesinë e
Rethit Lushnje për shtatë vjet, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish deputet,
gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë prej dy vjetësh, autor teksesh dhe
artikujsh juridike.

12. 
Adnand Kosova, hetues në Hetuesinë e
Rrethit Korçë për pesë vjet, Drejtor i Prokurorisë së Rrethit Korçë për gjashtë
vjet, Inspektor në Inspektoriatin e KLD-së për pesë vjet.

13. 
Artan Tabaku, jurist prej njëzetekatër
vjetësh, pesë vjet hetues në hetuesinë e Rrethit Elbasan, tre vjet Këshilltar
Ligjor i Ministrit të Mbrojtjes, dy vjet Drejtor i Drejtorisë së Cilësisë në
Ministrinë e Ekonomisë dhe Privatizimit, aktualisht Drejtor në Drejtorinë
Juridike, Burimet Njerëzore dhe Kërkimi Shkencor në KLD, ka marre tiutllin «
Doktor i Shkencave Juridike », Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

14. 
Artur Selmani, hetues për shtatë vjet,
prokuror prej pesëmbëdhjetë vjetësh, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Gjyqësore
të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, “Master” në Fakultetin Ekonomik,
Universiteti i Tiranës, ka botuar disa shkrime.

Listës së prokurorëve i
shtohet patjetër edhe emrat e prokurorëve, Bilbil Mete, Kujtim Luli, Kasem
Beriberi e shumë të tjerë. Ka prej tyre që nuk kanë lëvizur nga godina e Prokurorisë
së Përgjithshme prej 30 vitesh.  Në se do
të zbatohet rigorozisht Reforma në Drejtësi, shpejt do të përballemi me sëri
dorëheqjesh të bujshme nga sistemi i drejtësisë, ndoshta atëherë do t’i kemi
edhe listen e saktë të emrave që do të jenë viktima të Vetingut.

Menjëherë pas pastrimit
të sistemit të drejtësisë, jo vetëm nga hetuesit komunist, por edhe nga
prokurorët e gjyqtarët e korruptuar, rradhën e ka politika. I njëjti proces
vetingu do të përshkojë edhe klasën politike, atje ku ka hetues, të kohës së
komunizmit. Njëri prej tyre, për ironi të fatit është edhe drejtuesi i kësaj Reforme
në Drejtësi. Është Fatmir Xhafaj, i cili ka punuar për disa vite si hetues në
hetuesinë komuniste në qytetin e Krujës.