“E çuditshme si ndryshon skuadra në Europë”, De Ligt: E vështirë të na mposhtin

13
Sigal

Bayern Munich barazoi 2-2 në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në Champions League përballë Arsenalit në transfertë.

Në fakt, bavarezët edhe mund ta kishin fituar ndeshjen pasi ishin në kryesim për një pjesë të mirë të sfidës, por u barazuan në çerekorëshin e fundit të sfidës nga Trossard.

Megjithatë, ndryshe nga Bundesliga, skuadra e Thomas Tuchel po shfaq një tjetër “fytyrë” në Europë dhe këtë e pranon edhe Mathijs De Ligt.

“Jemi një skuadër shumë e fortë dhe me shumë kualitet.

Jam ndjerë keq kohët e fundit për humbjet që kemi pësuar, por në Champions ne gjithmonë bëjmë paraqitje të mëdha.

Është pak e vështirë për t’u shpjeguar kjo diferencë në paraqitje mes kampionatit dhe Europës.

E vërteta është se nuk kemi shkëlqyer në Bundesliga dhe për këtë jam shumë i nxehur.

E di se kemi një skuadër të fortë në secilin repart, kur jemi në maksimum është e vështirë që të na mposhtin.

Edhe me Arsenalin ishin shumë të rrezikshëm, më vjen keq që barazuam, megjithatë nuk është një rezultat i keq kur luan në transfertë.

Aspekti personal? Në pjesën e parë të sezonit isha i dëmtuar, por në këtë vit 2024 ndjehemi mirë dhe në formë, ia kam dalë që të luaj shumë ndeshje”, u shpreh De Ligt.