Berisha: Këto 100 ditë qëndrese radhiten së bashku me qëndresat e mëdha të kombit shqiptar për liri dhe dinjitet

12
Sigal

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke mbajtur fjalën në ditën e 100 të tubimit qytetar tha se secili nga ne duhet të kuptojë rëndësinë e betejën që po luftojmë.

“Historia e Shqipërisë është një histori drite dhe errësire.

Shqipëria ka vuajtur copëtime dhe diktatura. Këto janë errësira që kanë nxirë një pjesë të historisë sonë.

Por gjithashtu historia e Shqipërisë është ndriçuar nga qëndresat, revoltat, betejat heroike të shqiptarëve, që kanë sjellë dritë në historinë e kombit tonë.

Janë këto beteja për liri dhe dinjitet dhe qëndresa epike që kanë kthyer fatin e Shqipërisë më shumë se një herë.

Që kanë shpëtuar atdheun tonë dhe që u kanë dhuruar pasardhësve shqiptarë lirinë dhe dinjitetin që meritojnë.

Në këtë kontekst, këto 100 ditë qëndresë, do gdhenden, do përjetësohen në muret e historisë.

Miqtë e mi, këto 100 ditë qëndrese radhiten së bashku me qëndresat e mëdha të kombit shqiptar për liri dhe dinjitet.

Sepse asgjë nuk e paraqet më qartë luftën e të mirës kundër të keqes se sa kjo betejë që zhvillojmë ne sot”, tha Berisha.