ZYRTARE/ Etrit Berisha me skuadër të re në Seria A

498
Sigal

Tani është zyrtare. Spal ka komunikuar zyrtarisht në faqen zyrtare afrimin e Etrit Berishës. Portieri i kombëtares sonë është transferuar në formë huazimi me detyrim blerje në bazë të disa kushteve.

Gardiani i njohur më parë ka qenë pjesë e Kalmarit nga viti 2008 deri në vitin 2013, më pas u transferua në Seria A, fillimisht për tre sezone te Lazio dhe më pas për tre sezone të tjera të Atalanta.

Në të dyja përvojat e fundit ai humbi rolin e titullarit, duke u detyruar që të largohet pas sezonit të tretë.