Prof. Dr. Tritan Shehu: Shqipëria gjithmonë dhe më e pa sigurtë ndaj Covid-19 dhe varianteve të tij

193
Sigal

Vaksinat e importuara:

Shqipëria gjithmonë dhe më e pa sigurtë për të ardhmen Covid dhe varianteve të tij Delta etj.

Kryeministri dhe sot po mburret me 50 mijë doza vaksina kineze nga Turqia, që përbëjnë shumicën dërmuese të vaksinave të përdorur në Shqipëri.

Krejt jashtë standarteve europiane, amerikane, britanike janë këto vaksina.

Miratimi urgjent i OBSH për ato nuk vlen për këto vende, dhe ato të zhvilluara, është për një “botë” tjetër larg tonës.

Kinezët vetë i japin një efikasitet 50,3%, gjermanët nën 30% dhe akoma më keq për variantet, pra…

Të pa afta për të mbrojtur nga variantet Covid.

Shqipëria nuk është Afrikë Qëndrore e shqiptarët meritojnë të trajtohen si grekërit, italianët, kroatët, gjermanët etj.

Në Shqipëri duhen pranuar vaksina vetëm të certifikuara nga EMA, FDA ose agjensia britanike.

E kundërta përbën një rrezik kombëtar dhe një vepër të dënueshme.

Kjo për cilësinë, se dhe për sasinë e aplikuar deri tashti jemi nga fundi i Botës, shumë nën mezataren e rruzullit, shumë larg nevojave tona, mjafton të shikoni të dhënat e përditësuara.

Dhe në fund, kontrolloni edhe datën e skadencës, se ato të mëparshmet.