Blushi: Në 8 shkurt të gjithë në Tiranë, t’i tregojmë Narkoregjimit se i ka jo ditët, por orët e numëruara

49
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 8 shkurtit në Tiranë.

“Edi Rama dhe Altin Dumani e dinë shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për t’i shporrur”, shkruan Blushi në një mesazh ne fecebook.

Postimi:

“Sondazhet” e paguara nga mafia e inceneratorëve, me të cilat qeshin edhe vetë ata që i kanë porositur, groposen më 11 Maj në landfilldin e Sharrës bashkë me aferën që vazhdon të gllabërojë qindra miliona euro taksa të shqiptarëve, duke financuar edhe mediat e kapura nga regjimi.

Nëse Edi Rama nuk shqetësohet për fuqinë elektorale të Partisë së Lirisë, atëhere pse e urdhëroi Altin Dumanin të rrëmbente dhe të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, Presidentin Ilir Meta?

Nëse janë të bindur, eja shkojmë në zgjedhje, që nesër. Partia e Lirisë është gati!

Edi Rama dhe Altin Dumani e dinë shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për t’i shporrur!

Në 8 shkurt të gjithë në Tiranë për t’i treguar Narkoregjimit se i ka jo ditët, por orët e numëruara!