Situata në Indi katastrofike/Dasho: Shqipëria të bëjë të detyrueshëm testin Covid për ata që hyjnë në vend

174
Sigal

Edhe pse shifrat e Covid-19 janë ulur në mënyrë drastike, mjeku Erion Dasho sugjeron bërjen e detyrueshme të një testi Covid për çdo qytetar që hyn në vendin tonë. Për të Shqipëria duhet ta marrë këtë masë për të frenuar hyrjen e varianteve të reja të virusit në vend, në një kohë që situata në Indi paraqitet katastrofike.

“Duhet të paraqiten me certifikatën e vaksinimit. Në Shqipëri kemi një situatë, rrezikojmë që edhe të vendoset ky rregull. Ne mund të penalizohemi për mënyrën e organizimit të procesit të vaksinimit. EMA ende nuk është shprehur. Nuk ka paraqitur dosje serioze pranë EMA.

Ndryshe nga të tjerat kur kërkojmë të dhëna në shtypin shkencor nuk e gjejmë këtë vaksinë e ka rrethuar një farë misteri e pasigurie dhe deri tani i është besuar vetëm deklaratave të Sinovac dhe vendeve ku ëhstë lejuar deri më tani. Të shohim si do të shprehet EMA dhe autoritetet shëndetësore shqiptare. Ndoshta duhet të rekomandohet një test i antitrupave. Ende nuk ka një qëndrim të qartë. Edhe autoritetet kineze u shprehën të shqetësuar se vaksina ofronte pak mbrojtje dhe nuk ishin të sigurt për masat që duhet të merrnin.

Në këto kushte ne kemi një program vaksinimi. Dhe deri tani kemi vaksinuar me një dozë dhe duhet të presim zhvillime të tjera dhe masa më e saktë është që të vendosë detyrimin për çdo qytetar që hyn në Shqipëri të bëjë testin për të penguar hyrjen në vend të varianteve të reja të virusit si afrikan, brazilian dhe indian”,-tha Dasho.

Sipas Dashos, epidemia në vendin tonë është qetësuar dhe Shqipëria e ka arritur imunitetin e tufës, pasi rreth 1.5 mln shqiptarë e kanë kaluar Covid-19. Por ai thotë se me variantet e reja të virusit imuniteti mund të duhet rreth 80%. I pyetur për riinfektimin, Dasho thotë se të gjithë ata shqipatrë q ëe kanë kaluar koronavirusin në nëntor kanë mbrojtje të arsyeshme, por thekson se ende nuk dihet shkalla e mbrojtjes që ofron vaksina.