Olldashi prezanton projektin për by-pass-in e Vlorës

401
Sigal

Trafiku nëpër qytetin e Vlorës dhe përgjatë vijës bregdetare do të zgjidhet përfundimisht pas ndërtimit të by pass-it në këtë zonë. Projekti është prezantuar para komunitetit dhe në prezencë të zyrtarëve të Vlorës, nga vetë ministri i Transportit, Sokol Olldashi. Pritet që ky projekt të përfundojë pas 2 vjet e gjysme, pas nisjes së tij. Ky by-pass prek Ujin e Ftohtë, Babicën, Kaninën, Radhimën, Tragjasin dhe përfundon në Orikum. Gjurma është studiuar në baze të projekteve të inxhinierëve francezë dhe është projektuar mbi gjurmën më të mirë e me pamje nga deti, që kalon në të gjithë kodrat e Vlorës dhe komunave rreth saj. Projekti në tërësi ka një kosto totale prej 63 milionë euro, prej të cilave, 10 milionë euro destinohen për shpronësime.