Kuvend, Berisha: Tahiri të japë shpjegim për skafin, Rama në 2013 takonte banditë

441
Debate në Kuvend në lidhje me ligjin për dekriminalizimin. Opozita këmbëngul për miratimin dhe të amendamenteve për testin e drogës. 
Në replikë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ligji për dekriminalizimin duhet votuar me kokulur por duhet vendosur dhe për ata persona të cilët kanë vjedhur dhe vrarë por nuk janë dënuar kurrë.
Ish kryeministri Berisha tha se pr/ligji për dekriminalizimin do të ishte i gjymtuar pa testin e drogës.
Berisha: Në 2013 Rama takonte banditë. Tahiri të japë shpjegim për skafin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij si të lidhur me krimin. Berisha tha se gjatë fushatës 2013 Rama takonte banditë përpara zhvillimit të fushatës.
Berisha: Gjatë fushatës së 2013 Rama në cdo qytet do zhvillonte prapa kuintave takim me banditë, cila ishte pyejta që ju shtronte. Keni takuar ju ndonjëherë ndonjë kryeminstër? Ata më shanin mua. Qytet më qytet, këto i kishte në kuadër të alenacës së qelbësirave.
Në 2 vjet me shpejtësinë më të rufeshme me medota të vjetra të etërve të tij vendosi në sundim bandat në të gjitha nivelet. Po pse krimi është institucioni suprem i qeverisjes së Ramës. Po marr këtu parlamentin, 80% e këtyre deputetëve nuk e çelin gojën sepse hanxharët e krimit në sallë i kërcënojnë dhe thonë më mirë të mos flasim.
Kjo qeveri është një organizatë e mirfilltë kriminale. A nuk është kriminale që Bashkim Tahiri kapet jo nga ne, por nga ju, që vjedh recetat dhe ilacet e pacientëve. Dhe del ministri tjeter, i biri i Bashkim Tahirit dhe i rremben si bandit shoferit te tij patenten ne rruge dhe i kthehet patenta pasi nje zonje qe quhet Shpresa Balla, une nuk e njoh, qe detyrohet te fshije cdo gjurme qe i behet Bashkim Tahirit. A nuk është lidhje kriminale kur ministri i Rendit blen skafin, dhe do të japë llogari këtu për skafin, unë do ti nxjerr me dokumenta. Pra bletë skafin dhe ja len trafikantëve.
A nuk është sundimi i krimit kjo kur Shullazi hyn në drejtorinë e Tiranës dhe nxjerr të ndalurin e tij, i fut dhe një qyt policit dhe pritet nga kryeministri.
Tahiri: Te votojme ligjin për dekriminalizimin kokulur
Në replikë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ligji për dekriminalizimin duhet votuar me kokulur.
Saimir Tahiri: “Nuk besoj se ka vend për mburravecë, përkundrazi kjo seancë duhet të na bëjë me turp e ta votonim këtë ligj kokëulur e padebat si shprehë ndjese ndaj qytetarëve. Po ndreqim çorbën që është gatuar për mbi dy dekada. Të ulim gishtin e akuzës dhe më e shumta të ulim kokën”
Si do bëjmë me ata që nuk janë dënuar kurrë dhe kanë vjedhur. Ata që nuk janë dënuar kurrë por korruptohen e korruptojnë. Si do bëjmë me ata që pasurohen vetë duke qenë në detyrë. Në emër të turpit për pandëshkueshmërinë të ulim kokën ne të bëjmë dhe miratojmë reformën në drejtësi
Pa testin e droges pr/ligji i gjymtuar
Berisha replikon me Tahirin: Nuk e mbulon dot me retorikë skafin. Pse nuk flet për skafin. Do ti sjell unë dokumentat, por të them më mirë thuaja historinë e skafit dhe të skafistit. Shko paguaj parëta mos fshi pasuritë dhe mos u fshi si mi. Flet ti për Gjin Gjonin se të ka dënuar Nexhmijen
Akuzave tuaja mostruoze Gjin Gjoni iu përgjigj me proces ligjor dhe jo si ti që fshihesh si mi.
Ti i shkove Durim Bamit në qeli. Ti je i njohur si i droguar, i njohur me lidhjet e malavitës, kthen Alban Ahmetin në pikën më delikate, për të informuar gjithë trafikantët dhe pushtuar kokainën.
Së fundi ky ligj është i gjymtuar pa testin e drogës. Edi Rama është I drogëuar sipas shumicës së shqiptarëve. Ka dhe të tjerë që e përdorin këtu jua them unë. Pse refuzoni testin e drogës?
Edhe të tjera ka qe përdorin testin e drogës .. Ai mbron veten vet.
Jua mban! Vini testin e drogës. Si do ta votoj ligjin pa testin e drogës?! Si mund të votoj kundër ndërgjegjes time. E përshëndes miratimin e ligjit por pa testin e drogës është i gjymtuar
Sigal