Prof. Dr. Tritan Shehu: Keqmenaxhimi i epidemisë dhe korrupsioni me atë i kushtoi shqiptarëve mbi 12 mijë humbje jete dhe qindra miliona Euro nga xhepi

162
Sigal

Një përgjigje për “trumpetat” e suksesit të Qeverisë!

1-Humbjet e jetëve:

–Vdekjet shtesë në periudhën shkurt 2020-prill 2021 janë mbi 12 mijë për Shqipërinë.

Jemi nga vendet me vdekje shtesë ndër më të lartat në botë. Kjo ka ndodhur kur realisht në periudhat e “mbylljeve” kishte një ulje të ndjeshme të aksidenteve, që zënë vendin e tretë të vdekjeve, traumave në punë etj. Pra këto i dedikohen Covid.

2-Pasojat shëndetësore mbas Covid:

–Jemi ndër vendet e vetme në Europë ku askush nuk e di sa e si janë pasojat shëndetësore të qytetarëve mbas Covid.

–Po kështu jemi ndër vendet e pakta që nuk ka asnjë klinikë apo strukturë shëndetësore polivalente, qoftë dhe ambulatore, për të trajtuar këto pasoja, të shpeshta e serioze, rimbursuar qytetarët e ekonomimë, etj.

3-Humbjet financiare të qytetarëve:

–Kakulohen minimalisht reth 150 Milion Euro shpenzimet nga xhepi te qytetarëve për mjekimin ambulator, për pagesat e larta në spitalet private, apo për të siguruar mëdikamente të vecanta për përdorim në spitalet publike.

–Në një kohë që shpenzimet nga xhepi i qytetarëve të mjekuar ambulatorisht llogaritan mezatarisht 1500 euro për rast, nuk pati asnjë rimbursim të tyre nga shtetit.

–Qëllimisht u mbajtën të mbyllura spitalet periferike duke i devijuar pacientët drejt strukturave private me cmime stratosferike, pa asnjë rimbursim, kontroll apo “tavan” nga shteti, te domosdoshme këto vecanërisht në kushtet e pandemisë.

–Qëllimisht nuk u lejua importi legal nëpërmjet vendosjes në listën e barnave të shumë antiviralëve, që përdoren në botë, për tu futur kontrabandë në Shqipëri me fitime të larta për keqbërësit e shtetarët e kompromentuar.

–Qëllimisht nuk u liberalizua tregu i testeve Covid, të shpejta apo PCR, vetëm për të krijuar monopole me përfitime të mëdha, ndërsa qytetarët paguanin e paguajnë shumë shtrenjtë.

4-Edhe vaksinat, që u ofrohen sot shqiptarëve janë shumica të pasigurta, të pa certifikuara, në sasi shumë nën mezataren europiane dhe të pa vlefeshme për lëvizjen në Europë.

Mund të renditësh pafundësisht të tilla argumenta, që vecse flasin për keq menaxhimin me pasoja shumë të rënda të kësaj epidemie në vazhdim, nga Rama&Co.