Çipa: Konflikti mes Ramës dhe Metës, konflikti më i madh institucional i tranzicionit

440
Sigal

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar konfliktin mes Ramës dhe Metës.

Për analistin, përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama shënon konfliktin më të madh institucional, që Shqipëria ka shënuar në pikun e tranzicionit.

Sipas tij, aksioni i Presidentit është politik dhe opozitar, ndërsa shtoi se ndante mendimin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë, ai komentoi edhe situatën në të cilën ndodhet opozita, duke renditur tre faktor.

Aleksandër Çipa: Mendoj se tashmë nuk kemi një debat midis shumicës qeverisëse dhe Presidentit Meta. Tashmë kemi një konflikt kompleks. Pala e qeverisjes ia ka lënë reagimin nivelit ministros, ndërsa Presidenti vjen duke e agravuar situatën. Presidenti pretendon në pikëpmajen institucionale një “grusht shteti” siç e quan ai. Kjo përballje antagoniste midis Presidentit dhe Kryeministrit shënon konfliktit më të madh institucional që Shqipëria ka shënuar në pikun e tranzicionit.

Unë e ndaj pikëpmajen që ne duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Mendoj e gjesti i Presidentit për thirrje popullit është populist dhe politik. E nxjerr nga koraca e të qenit mbi palët. Presidenti Meta ka kaluar nga tagri i Kryetarit të Shtetit në një hap parapolitik, në përfshirjen e opozitarizmi.

Në pikëpamjen e përballjes politike mund të kemi dhe një përballje ekzistencial, nga pikëpamja që ai e mbyll mandatin qoftë në kohë qoftë para kohe. Në qasjen politike është një betejë e vështirë e Presidentit. Sipas Kushtetutës, i takon kryesuesit të shumicës qeverisëse ose të kërkojë mocion mosbesimi, por kjo është një lojë politike që zhvillohet brenda absurdit që ka krijuar Shqipëria muajt e fundit.

Unë mendoj se sot kemi të bëjmë me një fakt jo fort të mbështetur, ku është populli dhe me kë është populli. Duket sikur opozita është në një profil maturiteti shumë të lart nga profili energjik i Presidentit. Ky është një paradoks dhe që duhet zgjidhur. Tagrin për të zhvilluar opozitarizëm e ka opozita dhe nuk mund ta marrin institucionet kushtetetuese.

Unë mendoj që janë tre arsye themelore që e mbajnë në këtë gjendje opozitën; mungon projekti për qeverisjen e ardhshme. Së dyti është mungesa e ideve, që krijon kontrast me qeverisjen e tanishme. Së treti opozita duhet të rikthejë meritokracinë brenda strukturave të saj.