Reforma Zgjedhore/ Përfundon takimi i Bashës me aleatët opozitarë, ja çfarë u diskutua

319
Sigal

Ka përfunduar takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me disa nga aleatët opozitarë, ku ne fokus te diskutimeve ka qene Reforma Zgjedhore dhe pika ku nuk ka dakordësi me qeverinë, administrimi zgjedhor.

Mësohet se Basha eshte takuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili, kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Ditën e djeshme ambasadorja amerikanë Yuri Kim, duke theksuar se ka një progres të jashtëzakonshëm për Reformën Zgjedhore tha se partia në pushtet i bëri lëshimet e saj, duke shtuar se tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës.

Ndërsa tejet shkurt foli Basha në lidhje me Reformën, duke deklaruar se ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur, siç është ajo për administratën zgjedhore.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua të garantoj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.