Në total, në Belgjikë, Holandë, Kolumbi dhe Ekuador janë sekuestruar 8 tonë e 960 kilogramë kokainë.Në fund të deklaratës së tij, Braho dha edhe një garanci për bizneset e ligjshme, por pa lënë asnjë dyshim për drejtimin që po marrin hetimet.
SPAK duket se po troket gjithnjë e më fort te kështjellat financiare të ngritura me paratë e krimit.Pas aksionit të pak ditëve më parë ndaj ndërtuesve të njohur të dyshuar për pastrim parash, mes tyre Ilir Shtufi dhe Artur Shehu, Prokuroria e Posaçme ka goditur sot një tjetër grup kriminal që dyshohet se ka trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt Europës dhe ka investuar fitimet në Shqipëri. Kreu i SPAK, Klodjan Braho, i cili reagoi pas operacionit të sotëm ku u sekuestruan 491 pasuri, përfshirë prona në Tiranë, Durrës, Himarë, Sarandë, Elbasan dhe zona të tjera të vendit.”Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojnë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e lirë, veprimtarinë ekonomike të bizneseve që punojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndershme. Ato rrisin forcën ekonomike të krimit të organizuar, përdoren për të financuar veprimtarinë kriminale dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike“, deklaroi Braho. SPAK thotë se fitimet e trafikut të kokainës janë sjellë në Shqipëri në formë cash dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme, kompani ndërtimi, hoteleri, konsulencë dhe aktivitete të tjera ekonomike. “Për këtë arsye, pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme“, theksoi Braho. Vetëm në Gjirin e Lalzit janë sekuestruar 121 prona, ndërsa në total janë vënë nën sekuestro 266 pasuri të paluajtshme, 209 llogari bankare, automjete, mjete lundruese, vila, apartamente dhe hotele.



















