Atentat ndaj 55-vjeçarit në Laç! Vritet me armë zjarri brenda makinës

296
Sigal

Qyteti i Laçit është tronditur këtë mëngjes nga një atentat i bërë në zonën e quajtur Sanxhak.

I vdekur ka mbetur biznesmeni 55-vjeçar, Pilot Rroli.

Nga informacionet e para mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ku është qëlluar me armë.

Shërbimet e policisë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Po ashtu, janë ngritur edhe pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Drejt Laçit, janë nisur dy grupe të FNSH si dhe një grup me specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, të cilët do të zbardhin të tjera detaje nga kjo ngjarje e rëndë.